Trojka flet për bisedime direkte Prishtinë-Beograd
31 Gusht 2007Rezultati më i rëndësishëm i bisedimeve të reja të sondazhit të trokjës, të përbërë nga BE, SHBA dhe Rusia, me përfaqësues të qeverive të Beogradit dhe Prishtinës është: do të zhvillohen, sa më shpejt që të jetë e mundur, bisedime direkte midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Këtë e deklaroi drejtuesi i negociatave të BE, Volfgang Ishinger, pas bisedimeve të ndara të trojkës me përfaqësues të Prishtinës dhe Beogradit. Konsultimet serbo-kosovare do të zhvillohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Konkretisht diplomati përmendi mesin ose fundin e shtatorit, me rastin e Asamblesë së OKB-së në Nju Jork: "Çështja e ndarjes së Kosovës nuk ka qenë kurrë në rend të ditës të trojkës, as edhe të anëtarëve të veçantë të trojkës. Palët negociuese e refuzojnë gjithashtu këtë temë. Trojka i referohet këtu parimeve të grupit të kontaktit, i cili gjithashtu e refuzon një ndarje të Kosovës."
Dhe me kaq morën fund edhe përbashkësitë. Plani i Ahtisaarit parashikon sic dihet një pavarësi të mbikqyrur të Kosovës. Ky plan dështoi në KS të OKB-së në një kërcënim për të vendosur veton nga ana e rusëve. Rusët mbështesin Beogradin në këtë çështje. Qeveria serbe e kundërshton planit e Ahtisaarit. Kryeministri serb, Vojislav Kostunica tha në Beograd: "Plani i Ahtisaarit ka vdekur"
Porosia e trojkës është: deri në 10 dhjetor ajo do t'i raportojë sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon për bisedimet. Sidoqoftë: drejtuesi i negociatave për BE në kuadër të trojkës, Volfgang Ishinger përmendi në Vjenë në një fjali një detaj të rëndësishëm: "Të dyja palët kanë shprehur sërish detyrimin për të mos e minuar procesin e trojkës dhe për të mos ndërmarrë asgjë që mund të kuptohej si provokim për të ardhmen."
Nga pikëpamja e Beogradit do të kishte vetëm një provokacion: pikërisht një shpallje të njëanshme të pavarësisë nga ana e Prishtinës. Për këtë Beogradi do të reagojë, kërcënoi kryeministri Koshtunica, pa përmendur hapa konkretë.