Trump dhe Putin shprehen pozitivisht pas telefonatës
19 Maj 2025
Pavarësisht ftesës as Putin dhe as Trump nuk morrën pjesë në bisedimet për Ukrainën në Stamboll. Por gjatë një telefonate pasditen e së hënës (19.05.2025)presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kreu i Kremlinit Vladimir Putin biseduan për situatën. Putin e cilësoi telefonatën e tretë me Trump si "me përmbajtje", "e dobishme" dhe "shumë e sinqertë". Biseda zgjati më shumë se dy orë, tha ai në prani të përfaqësuesve të mediave shtetërore ruse.
Sipas këtyre deklaratave, Putin i bëri thirrje Ukrainëstë gjejë kompromise, "të cilat u përshtatetn të gjitha palëve". Sipas tij, qeveria e tij është e gatshme, të punojë me Ukrainën për një memorandum për bisedimet e ardhshme të paqes.
Në platfromën e tij sociale Social Truth edhe Trump u shpreh i kënaqur. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë bisedimet, që duhet të çojnë në armëpushim. Gjithashtu Rusia pas fundit të luftës dëshiron një tregti të zgjeruar me SHBA-në. Gjermania, Franca, Italia dhe Finlanda janë informuar për këtë telefonatë, vë në dukje Trump.
dpa/ard