1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Konflikte

Trump dhe Putin takohen në Alaskë

15 Gusht 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, u takuan në Alaskë për të diskutuar për luftën në Ukrainë. Ky është takimi i tyre i parë pas gjashtë vjetësh.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në takim me Presidentin rus, Vladimir Putin, për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Takimi zhvillohet në Anchorage të Alaskës.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidenti rus, Vladimir PutinFotografi: Kevin Lamarque/REUTERS

Donald Trumpi e përshëndeti Vladimir Putininme një shtrëngim duarsh. Putin duket se bëri gjatë takimit një shaka përpara se ata të pozonin shkurtimisht për një fotografi krah për krah.

Presideti rus Putin duket se bëri një shaka gjatë takimit me Donald Trumpin Fotografi: Kevin Lamarque/REUTERS

Putini dhe Trumpi nuk iu përgjigjën asnjë pyetjeje të gazetarëve, dhe pas fotografisë ata u larguan nga podesti dhe hipën së bashku në një makinë. Ndërsa automjeti po largohej të pranishmit i pata ata duke buzëqeshur dhe duke biseduar me njëri-tjetrin ulur në sediljen e pasme.

Ndryshe nga sa ishte njoftuar, Putini dhe Trumpi nuk po bisedojnë kokë më kokë, por të shoqëruar nga përfaqësues të tjerë nga të dy vendet.Fotografi: Andrew Caballero-Reynolds/AFP

Jo takim kokë më kokë

Ndërkohë nisi edhe pjesa zyrtare e samitit midis Trumpit dhe Putinit. Ndryshe nga ç'ishte njoftuar, dy krerët e shteteve nuk po bisedojnë kokë më kokëpor të shoqëruar nga përfaqësues të tjerë nga të dy vendet.

Presidenti amerikan shoqërohet nga ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff. Kurse presideti rus shoqërohet nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili kishte mbërritur në Alaskë më herët, dhe këshilltari i Kremlinit Juri Ushakov.