1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëShtetet e Bashkuara të Amerikës

Trump ndërron mendje për dosjen Epstein

17 Nëntor 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump e kishte bllokuar publikimin e dosjeve Epstein. Por tani Trump ka folur në favor të publikimit të dosjeve hetimore mbi abuzuesin e minoreneve, Jeffrey Epstein.

Donald Trump në konferencë shtypi në Air Force One
deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe u rekomandoi kolegëve të tij republikanë të Trump votojnë për publikimin e dosjeve EpsteinFotografi: Andrew Harnik/Getty Images

Shihet si një kthesë e Presidentit amerikan, Donald Trump: Tani ai është shprehur në favor të publikimit të dosjeve të Epstein. Ai deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe u rekomandoi kolegëve të tij republikanë të votojnë për publikimin e tyre.

Është koha të çlirohemi nga ky mashtrim i Demokratëve", tha ai në Platformën Truth Social. Deri më tani, Trump e kishte kundërshtuar me forcë publikimin e dosjeve të hetimit në këtë rast. Demokratët në opozitë, por edhe disa nga republikanët e Trumpit, e kanë kërkuar këtë për muaj të tërë.

Spekulime pas vdekjes së Epstein

Multimilioneri amerikan me influencë, Jeffrey Epstein, abuzonte me vajza të mitura dhe të reja për vite me radhë dhe i trafikonte ato tek persona të famshëm. Pas arrestimit dhe dënimit të tij, financieri i Nju Jorkut vdiq në qelinë e tij të burgut në vitin 2019 në moshën 66 vjeç. Raporti i autopsisë renditi vetëvrasjen si shkak të vdekjes. Vdekja e papritur e Epstein dhe lidhjet e tij të gjera me qarqe të larta amerikane sollën spekulime rreth përfshirjes së mundshme të qarqeve me ndikim. Përpara arrestimit të tij, persona të famshëm dhe miliarderë ishin vizitorë të shpeshtë në shtëpinë e tij - madje edhe Trump kalonte kohë me Epstein, siç demonstrojnë disa video festash. Ekzistojnë dosje të shumta për rastin Epstein, nga të cilat deri më tani janë bërë publike vetëm fragmente.

Të famshëm dhe miliarderë ishin vizitorë të shpeshtë në vilën e Epstein - madje edhe Trump kalonte kohë me Epstein, siç demonstrojnë disa video festashFotografi: Phil Noble/REUTERS

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kishte premtuar të zbulonte plotësisht dosjet Epstein. Për shkak se ky premtim nuk është përmbushur që kur ai mori detyrën në janar, presidenti u vendos nën presion në rritje. Edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve voton për hapjen e dokumenteve, do të duhet ta miratojë atë edhe dhoma tjetër e Kongresit Amerikan - Senati. Pastaj Presidenti Amerikan duhet ta nënshkruajë publikimin. Nëse do të ndodhë kjo është e paqartë.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW