1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trump ndjek një kurs të ri lidhur me luftën e Ukrainës

25 Shtator 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump deri vonë fliste që Ukraina të bënte lëshime lidhur me territoret e pushtuara – tani ai ka bërë një kthesë.

Presidenti i Ukrainës Volydymir Zelenskyj dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së - në sfond flamuri amerikan, ai i OKB-së dhe flamuri ukrainas.
Pas takimit Zelenskyj - Trump në kuadrin e Asamblesë Përgjithshme të OKB-së, presidenti i SHBA-së doli me qendrim të ri ndaj UkrainësFotografi: Ukrainian Presidential Press Office/UPI Photo/IMAGO

Mungesa e gatishmërisë së Rusisë për bisedime lidhur me luftën en Ukrainë dhe shkeljet e hapësirës ajrore të NATO-s, sipas qeverisë së SHBA-së, kanë bërë që presidenti Donald Trump të ndryshojë mendim. "Unë mendoj, se Ukraina me mbështetjen e Bashkimit Europian do të jetë në gjendje të rimarrë territorin e saj në formën e mëparshme", deklaroi Trump pas një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Selenskyj në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Zelenskyj në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sërish i bëri thirrje BE-së dhe vendeve të NATO-s për mbështetje me armatimeFotografi: Bianca Otero/ZUMA/picture alliance

Trump: Rusia si "tigër prej letre"

Rusia është e dobët dhe pas tre vjet e gjysmë lufte pa suksese po duket si një "tigër prej letre", shkruajti Trump në platformën e tij online Truth Social. Më parë ai u shpreh edhe për goditjen e avionëve rusë në territorin e NATO-s. Javët e kaluara presidenti i SHBA-së pas bisedimeve për fundin e luftës në Ukrainë shprehej për lëshime të mundshme territoriale nga ana e Ukrainës.

dpa/dw

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW