1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trump nuk e kryen sulmin e planifikuar ndëshkues ndaj Iranit

21 Qershor 2019

Planifikoi Donald Trump një sulm kundër Iranit dhe u tërhoq në momentin e fundit? Mediat amerikane flasin për planin e goditjes të disa objektivave iraniane.

USA Spannungen mit dem Iran | Trump
Fotografi: Reuters/J. Ernst

Presidenti amerikan, Donald Trump pas goditjes së një droni amerikan një ditë më parë, duket, se ka dhënë urdhrin për një sulm ndëshkues ndaj Iranit, por e ka tërhequr këtë më vonë, shkruajnë "New York Times" dhe "Washington Post". NY Times bazohet në informacione nga qarqe të larta qeveritare, që ose kanë marrë pjesë në diskutime, ose janë informuar për këtë.

Sipas njoftimeve të enjten në mbrëmje, do duhej të goditeshin "disa objektiva iraniane" si sisteme vrojtimi apo raketash. Kjo u anulua në "stad të herët". Avionët ishin ndërkohë në ajër dhe anijet në pozicion, por nuk është qëlluar. Nuk ka informacione, për cilën arsye është anuluar sulmi. E paqartë është, nëse sulmi amerikan është shtyrë për më vonë.

Gazeta amerikane ka raportuar, se ka pasur diskutime të ashpra në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit, këshilltarëve të tij të lartë të sigurisë, krerëve të kongresit. As Shtëpia e Bardhë dhe as Pentagoni nuk i komentuan këto njoftime.

Në fillim Trump ishte shprehur, se tek goditja e dronit bëhet fjalë për një gabim njerëzor. "Zor ta besoj, se ishte me qëllim", tha presidenti amerikan para reporterëve në Uashington. I pyetur për një kundërpërgjigje të SHBA, ai tha vetëm "do ta shihni".

Protestues para Shtëpisë së Bardhë, 20 qershor 2019Fotografi: picture-alliance/AP Photo/J. Martin

Të dyja vendet japin informacione kundërthënëse për vendndodhjen e dronit. Irani thotë, se ka "prova të pakundërshtueshme", për një shkelje të hapësirës ajrore nga droni amerikan. Trump kundërshton, e tha se është "e dokumentuar shkencërisht", se droni gjendej në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Ndërkohë Autoriteti Amerikan i Aviacionit Civil ndaloi fluturimin e avionëve amerikanë mbi hapësirën ajrore të Iranit dhe Gjirin Persik e atë të Omanit. Shoqëri europiane të fluturimit kanë ndjekur këtë hap të autoritetit amerikan. British Airqays e Lufthansa kërkojnë rrugë alternative.

la/wa/ust"gri(rtr, dpa, afp, ap)