1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëShtetet e Bashkuara të Amerikës

Trump shkarkoi Pam Bondi

3 Prill 2026

Trump ka shkarkuar Ministren e Drejtësisë Pam Bondi. Mediat amerikane raportuan se ajo e zemëroi Presidentin për trajtimin e dosjeve Epstein dhe presionin e pamjaftueshëm mbi kundërshtarët e tij politikë.

Washington D.C. 2025 | Donald Trump dhe Pam Bondi
Trump dhe BondiFotografi: Jim LoScalzo/CNP/picture alliance

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar shkarkimin e Ministres së Drejtësisë, Pam Bondi. Trump duket, se ishte i pakënaqur me me mënyrën se si 60-vjeçarja po drejtonte departamentin e saj dhe si i kishte trajtuar dosjet e ish-sulmuesit seksual Jeffrey Epstein.

Republikanët dhe aleatët e Trumpit e kishin akuzuar Bondin për vonesë ose mbulim të publikimit të dokumenteve që lidhen me hetimin e trafikimit seksual kundër Epstein. Presidenti thuhet se ishte i frustruar që ajo nuk kishte mbajtur një qëndrim mjaftueshëm të ashpër kundër kundërshtarëve të tij politikë. Kështu shkruajne disa media amerikane.

Ministrja e shkarkuar Fotografi: Tom Williams/CQ Roll Call/Newscom World/IMAGO

Ish-avokati i Trump zëvendëson Bondin

Në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi se tani do të marrë përsipër detyrat e Bondit, zëvendësministri i Drejtësisë, Todd Blanche, i cili ishte më parë avokat personal i Trumpit. Bondi, nga ana tjetër, do të marrë "një punë të re të rëndësishme në sektorin privat", tha Trump.

Ai nuk dha detaje, por vlerësoi Bondin "si një patriote të madhe amerikane dhe mike besnike" që kishte luftuar me sukses krimin në SHBA gjatë vitit të saj në detyrë. Pasardhësi i saj gjithashtu vlerësoi ministren e larguar: "Pam Bondi e udhëhoqi këtë departament me forcë dhe bindje, dhe unë jam mirënjohës për udhëheqjen dhe miqësinë e saj", shkroi Blanche në X. Ai falënderoi Trump për besimin e tij dhe premtoi të bënte gjithçka që ishte në fuqinë e tij për të siguruar sigurinë në SHBA.

Todd BlancheFotografi: Elizabeth Frantz/REUTERS

Bondi njihej si një e besuar e afërt e Trumpit

Disa demokratë në Kongresin Amerikan shprehën kënaqësi me shkarkimin e Bondit. Udhëheqësi i Pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, e quajti atë "ministren më të korruptuar në historinë moderne amerikane".

Ai tha se Bondi ishte përpjekur të heshtte të gjithë kritikët e Trumpit.Bondi konsiderohej një bashkëpunëtore e besuar e Presidentit Trumpit. Bondi është tani anëtarja e dytë e kabinetit të Trump që është shkarkuar. Në fillim të marsit, Presidenti shkarkoi Sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW