1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Konflikte

Trumpi do ta paraqesë marrëveshjen minimale si fitore

dpa, AFP, Reuters
16 Qershor 2026

SHBA nuk i arriti objektivat e saj të luftës. Për programin bërthamor iranian nuk ka qartësi dhe konservatorët radikalë në Teheran vazhdojnë të jenë në pushtet.

Donald Trump duke thirrur dikë me duar përpara gojës
Donald Trump, është nën presion që luftën që ka nisur në Iran ta përfundojë edhe me sukses. Prandaj ai tani po përpiqet ta paraqesë marrëveshjen minimale me Iranin si një fitore të madheFotografi: Isabel Infantes/PA Images/picture alliance

Marrëveshja kuadër për të cilën ranë dakord Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fund i përkohshëm i luftimeve, në mënyrë që brenda 60 ditësh të mund të arrihet një marrëveshje konkrete dhe e qëndrueshme, tha në një intervistë për stacionin publik gjerman ARD Cornelius Adebahr, politolog dhe analist për Iranin pranë Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme.

Trumpi është nën presion

Sipas analistit Adebahr u vu re se gatishmëria për të arritur një marrëveshje ishte disi më e madhe nga ana e amerikanëve. Presidenti amerikan, Donald Trump, është nën presion që luftën që ka nisur ta përfundojë edhe me sukses. Prandaj ai tani po përpiqet ta paraqesë këtë marrëveshje minimale, e cila ende nuk është nënshkruar, si një fitore të madhe.

Cornelius Adebahr, politolog dhe analist për Iranin pranë Shoqatës Gjermane për Politikën e JashtmeFotografi: DW

Por edhe iranianët po thonë pothuajse të njëjtën gjë dhe tani mbetet për t'u parë nëse situata në terren do të ndryshojë vërtet, thotë eksperti.

Irani për momentin pala më e fortë

Deri më sot, as Shtetet e Bashkuara dhe as Izraeli nuk i kanë arritur objektivat e tyre të luftës. Ndërsa Iranit i duhej vetëm të mbrohej dhe këtë e ka arritur, thotë Adebahr. Sipas tij "kjo do të thotë se Teherani aktualisht paraqitet si pala më e fortë, edhe sepse tani mund të kontrollojë dhe rregullojë hyrjen në Gjirin Persik përmes Ngushticës së Hormuzit.

dpa, AFP, Reuters agjenci
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW