1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëAmerika e Veriut

Trumpi kthehet në Shtëpinë e Bardhë

6 Tetor 2020

Presidenti amerikan Donald Trump kaloi vetëm tre ditë në spital pas infektimit të tij me Corona. Tani ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë dhe u dha bashkatdhetarëve të tij këshilla se si të merren me pandeminë.

USA Trump verlässt Krankenhaus
Fotografi: Erin Scott/Reuters

Trumpi u largua mbrëmë nga Spitali Ushtarak Walter Reed në Bethesda, në veri të kryeqytetit amerikan Uashington. 74-vjeçari u tregoi gazetarëve në pritje grushtin si një gjest fitimtari dhe më pas u drejtua drejt një helikopteri që e ktheu përsëri në Shtëpinë e Bardhë. Atje Presidenti në mënyrë demonstrative hoqi maskën mbrojtëse, që e kishte mbajtur deri atëherë.

Trumpi vërtet ende nuk e ka hedhur lumin, tha mjeku i tij personal Sean Conley. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ai theksoi se Presidenti në Shtëpinë e Bardhë do të merrte kujdesin më të mirë mjekësor 24 orë në ditë.

Donald Trump heq maskën mbrojtëse me të mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse është ende ngjitës

Fotografi: Erin Scott/Reuters

Pas daljes nga spitali, Trumpi u bëri thirrje njerëzve të dilnin jashtë pavarësisht nga pandemia e Coronas. Ju nuk duhet të pranoni që virusi të përcaktojë jetën tuaj, tha ai në një video të postuar në Twitter. Në të njëjtën kohë ai këshilloi që ata të tregohen "të kujdesshëm".

Pak para se të dilte nga spitali, Trumpi shkroi në Twitter se së shpejti do të rifillojë fushatën zgjedhore. "Lajmet e rreme tregojnë vetëm sondazhet e rreme," shkroi republikani, i cili katër javë para zgjedhjeve presidenciale është në sondazhe prapa sfiduesit të tij demokrat Joe Biden.

Trump kaloi vetëm tre ditë në klinikë. Ai e njoftoi në Twitter rreth orës 6:30 pasdite me orën lokale se do të dilte nga spitali dhe shtoi: "Ndihem me të vërtetë mirë! Mos kini frikë nga COVID". Nën administratën e tij janë zhvilluar "disa medikamente dhe njohuri vërtet të shkëlqyera". Ai ndihet "më mirë se 20 vjet më parë".

Fotografi: Erin Scott/Reuters

Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë e infektuar

Një stuhi indinjate e menjëhershme shpërtheu te demokratët e opozitës dhe në rrjetet sociale. Sfiduesi i zgjedhjeve të Trumpit, Joe Biden i bëri thirrje Presidentit që t'u drejtohet më shumë se 200.000 familjeve që kanë humbur një anëtar të tyre me deklaratat e tij. Senatori demokrat Jeff Merkley foli për vazhdimin e këshillave të tmerrshme dhe të rrezikshme të atij njeriu, keqmenaxhimi i të cilit e bëri krizën kaq të keqe".

Kayleigh McEnanyFotografi: Alex Brandon/AP/picture-alliance

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany njoftoi të hënën se ajo ishte infektuar gjithashtu me koronavirus. Ajo nuk ka simptoma dhe do të kalonte në karantinë.

Që kur u njoftua të premten e kaluar infektimi i Trumpit, është rritur numri i rasteve pozitive në mjedisin e tij. Menaxheri i tij i fushatës Bill Stepien dhe kryetarja e Partisë Republikane, Ronna McDaniel, gjithashtu janë infektuar.