1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trupat qeveritare arrijnë marrëveshje armëpushimi me kryengritësit në Pakistan

29 Tetor 2007

Pas tre ditë luftimesh të përgjakshme në veriperëndim të Pakistanit kryengritësit dhe trupat qeveritare kanë rënë në ujdi për një armëpushim. Kështu njoftoi një zëdhënës i qeverisë. Si pasojë e luftimeve të deritanishme jetën humbën të paktën 35 ithtarë të një lideri të afërt me talebanët dhe 16 ushtarë pakistanez. Qeveria pakistenaze ka nisur mbi 2500 ushtarë në qytetin Svat-Tal për të luftuar lëvizjen e Maulana Fazlullahut (Maulana Fazlullah). Fushata e Fazlullahut ka dobësuar dukshëm autoritetin e presidentit Pervez Musharaf në këtë rajon.