1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqia arreston 100 të dyshuar si terroristë të IS-it

30 Dhjetor 2019

Terroristët e dyshuar si anëtarë të milicëve xhihadistë të IS-it janë arrestuar në një aksion të shtrirë në të gjithë Turqinë. Shumë vetë vijnë nga Iraku. Në aksion morën pjesë qindra policë turq.

Türkei Verhaftung mutmaßlicher IS-Kämpfer
Fotografi: Getty Images/AFPB. Kilic

33 të dyshuar janë arrestuar vetëm në provincën e Ankarasë, raportoi agjencia e lajmeve, Anadolu. Këta persona janë irakianë, mes tyre ndodhen edhe dy sirianë dhe një maroken. Mjaft të dyshuar të tjerë si terroristë të IS-it janë kapur në provincën Batman, Kayseri dhe Adana.

Ky aksion i shtrirë në të gjithë Turqinë ka kërkuar një angazhim të madh të forcave policore. Vetëm në aksionin në Batman, në juglindje të vendit kanë marrë pjesë 400 policë. Që javën e kaluar, policia turke me një aksion të gjerë arrestoi 20 të dyshuar të IS-it në Stamboll. Që nga Nata e Vitit të Ri 2017 në klubin e natës "Reina" policia ka pasur në fokus ndjekjen e terroristëve. Në atentatin në "Reina" Natën e Vitit të Ri humbën jetën 39 vetë. IS-i pranoi përgjegjësinë për atentatin në Stamboll.

39 vetë humbën jetën pas atentatit në klubin e Stambollit, ReinaFotografi: Getty Images/AFP/Y. Akgul

Turqia në muajt e fundit ka përforcuar përpjekjet për të dëbuar edhe milicë të IS-it dhe përkrahësve të tyre në vendet nga vijnë. Edhe milicë gjermanë të IS-it do duhet të kthehen në Gjermani. Pak para krishtlindjeve, Turqia dëboi një person të dyshuar të IS-it në Gjermani.

Qeveria në Ankara akuzon vendet europiane si Britania e Madhe dhe Holanda, se po i ikin përgjegjësisë, duke u hequr nënshtetësinë milicëve të IS-it dhe duke mos pranuar kthimin e tyre. Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu deklaroi së fundmi, se Turqia "nuk është hotel për këdo anëtar të Daesh". Në arabisht "Daesh" përdoret për organizatën terroriste IS.

 

 

la/sth/hk (afp, rtr,dpa)