1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Konflikte

Turqia dëshiron të arrestojë Netanjahun

9 Nëntor 2025

Kryeprokurori i Stambollit ka vënë në shënjestër kryeministrin izraelit Netanjahu duke kërkuar arrestimin e tij dhe disa përfaqësuesve të tjerë të qeverisë izraelite.

Benjamin Netanjahu duke folur
Organet turke të drejtësisë kanë lëshuar urdhër-arresti kundër kryeministrit izraelit Benjamin NetanjahuFotografi: Abir Sultan/AP Photo/picture alliance

Organet turke të drejtësisë kanë lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë izraelite nën akuzën për gjenocid. Ndër 37 të pandehurit janë Ministrin izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir, njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit. Lista e plotë nuk është publikuar ende.

Sipas njoftimit individët e kërkuar akuzohen për gjenocid kundër palestinezëve dhe krime kundër njerëzimit. Mijëra vetë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës, mijëra të tjerë janë plagosur dhe zonat e banimit janë bërë të pabanueshme thuhet më tej në deklaratën e prokurorisë.

Në Rripin e Gazës kanë humbur jetën mijëra vetë, mijëra të tjerë janë plagosur dhe zonat e banimit janë bërë të pabanueshme.Fotografi: Mahmoud Issa/REUTERS

Reagimi i Izraelit dhe i Hamasit

Izraeli e hodhi poshtë kategorikisht akuzën. Ministri i Jashtëm Gideon Saar e quajti atë "mashtrimin e fundit progandistik" të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, të cilin ai e quajti "tiran".

Grupi islamist Hamas, sulmi masiv i të cilit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 shkaktoi luftën në Rripin e Gazës, e përshëndeti veprimin e Turqisë. Hamasi klasifikohet si organizatë terroriste nga shumë vende, ndër të cilat bën pjesë edhe Gjermania.