1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqia në gjysmëfinale

B. C. 21 Qershor 2008

Në çerekfinale mundi Kroacinë pas penalltive.

Pas fitores...Fotografi: AP

Turqia u kualifikua për gjysmëfinalen e kampionatit evropian në futboll, ku të mërkurën do të ndeshet me Gjermaninë. Në çerekfinale ajo mundi Kroacinë pas penalltive, me rezultat 4:2. Në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve loja përfundoi me rezultat 1:1. Pas një loje të dobtë, dy minutat e fundit sollën një dramë të vërtetë. Kroacia doli në epërsi në minutën e fundit të vazhdimeve, por Turqia barazoi bukvalisht në sekondat e fundit të kohës shtesë. Në Turqi dhe në shumë rajone të banuara me turqë në Gjermani, tërë natën është festuar. Nuk ka noftime për incidente serioze. Nga ana tjetër në Vjenë janë shënuar incidente gjatë ndeshjes dhe pas saj. Policia njofton se ka pasur edhe shumë të lënduar.