1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqia reagon ashpër ndaj rezolutës komisionit për politikë të jashtme të kongresit amerikan për armenët

11 Tetor 2007

Turqia e ka kritikuar rezolutën për Armeninë të miratuar nga një komision i kongresit amerikan. Ajo është e papërgjegjshme; Turqia akuzohet për diçka që nuk ka ndodhur kurrë, thuhet në një deklaratë zyrtare. Presidenti Abdullah Gyl tha se disa politikanë në SHBA kishin sakrifikuar përsëri probleme të mëdha për lojëra të vogla të politikës së brendshme. Komisioni për politikë të jashtme i dhomës së përfaqësuesve e kishte cilësuar gjenocid në një rezolutë jodetyruese masakrën ndaj një milion e gjysmë armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Votimi në dhomën e përfaqësuesve bëhet në nëntor. Qeveria amerikane paralajmëroi për rrezikun e keqësimit të marrëdhënieve me partnerin në NATO, Turqinë.