1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

U gjetën pikturat e vjedhura të Pikasos

8 Gusht 2007

Tri piktura të Pablo Picasos të vjedhura nga banesa e mbesës së tij në Paris janë konfiskuar nga policia. Tre persona të dyshimtë u arrestuan në Paris. Dy prej tyre u kapën gjatë përpjekjes për të shitur tabllonë. Zhdukja e veprave të artit ishte enigmë për policinë, sepse hajdutët nuk kishin lënë as shënja. Supozohej se keqberesit e njihnin nga brenda banesën. Vlera e tre portreteve vlerësohet me rreth 50 milionë euro.