1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

120210 USA EU

12 Shkurt 2010

Pas refuzimit prej Parlamentit Evropian të marrëveshjes për transaksionet bankare të administruara nga SWIFT-i administrata e presidentit Obama mendon se me këtë mund rrezikohet programi i përbashkët kundër terrorizmit.

SHBA-së nuk do t'i kalojnë të dhënat për transaksionet bankare të administruara nga SWIFT-i
SHBA-së nuk do t'i kalojnë të dhënat për transaksionet bankare të administruara nga SWIFT-iFotografi: DW-Montage/picture-alliance/dpa

Mesazhi i Obamës në adresë të Evropës ishte mëse i qartë: "Ka ardhur koha, që Amerika dhe Evropa të bëjnë sërish përpjekje të përbashkëta për t'u bërë ballë sfidave të shekullit të 21-të.“

Ndonëse ka kaluar vetëm një vit, qëkurse Obama u shpreh për një partneritet të SHBA-së me Evropën si mes të barabartëve në sfondin e sfidave të njëjta, deklarata e tij është tashmë e tejkaluar. Vazhdimisht presidenti i SHBA-së thekson se Berlini, Parisi dhe Brukseli janë po aq të kërcënuar nga terrori sa edhe Nju-Jorku e Uashingtoni. "Pikërisht për këtë arësye shtetet e Amerikës dhe të Evropës janë partnerë të bashkuar, për të luftuar së bashku rrjetin e Al Kaidës dhe mbështetësit e tij.“ - thekson presindenti amerikan.

Megjithatë kur është fjala për ta luftuar konkretisht Al Kaidën, sipas mendimit të administratës së Obamës, evropianët stepen. "Jo-ja" e Parlamentit Evropian ndaj marrëveshjes SWIFT dhe aksesit të SHBA-së në të dhënat përkatëse ngjall tek qeveria e Obamës habi. Ministrja e Jashtme Hillary Clinton e paralajmëroi në fillim të shkurtit presidentin e BE-së, se refuzimi i marrëveshjes mbi të dhënat bankare rrezikon programin e përbashkët kundër terrorit.

Mospërputhjet në mendime me evropianët nuk mund të shmangen, formulon me kortezi kryediplomatja e SHBA-së në fjalimet për BE-në.

Por si në Ministrinë e Jashtme të Clintonit ashtu edhe në Pentagon po shtohet pakënaqësia sidomos kur është fjala për luftën në Afganistan.

Angazhimi evropian në Afganistan mund të ishte edhe më intensiv, mendon zëdhënësi i Pentagonit, Geoff Morell.

"Unë shpresoj që popullariteti i Obamës në Evropë do të ndikojë për përforcimin e kontributit në Afganistan," - u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtes të SHBA-së përpara gjashtë muajsh.

Por ekipi i Oabamës është tërësisht i zhgënjyer pas Konferencës së Londrës për Afganistanin.

"Luftimet në Afganistan janë të ashpra dhe numri i ushtarëve amerikanë të vrarë është i lartë." - u shpreh presidenti amerikan. Shtëpia e Bardhë ka përshtypjen, që ky mesazh i Obamës në adresë të evropianëve nuk është dëgjuar në kryeqytetet e Evropës. E njëjta gjë ndodh edhe me apelet e shumta drejtuar në adresë të Brukselit nga ministri i Mbrojtjes, Robert Gates: "Ne shpresojmë që do të ketë më shumë kontribut për përpjekjet e NATO-s në Afganistan."

Qeveria e SHBA-së shpresonte më kot se nga Evropa do të dërgoheshin sivjet në Hindukush deri në dhjetë mijë ushtarë shtesë. Kush do të arrijë diçka në vatrat e nxehta të botës, duhet të bisedojë me secilën qeveri evropiane në veçanti, kjo është tashmë motoja e Shtëpisë së Bardhë.

Duhet biseduar me britanikët, kur bëhet fjalë për trupa luftarake më efikase në Afgnaistan. Duhet biseduar me Gjermaninë si partneri më i rëndësishëm i negociatave me Iranin, kur është fjala për sanksionet kundër Teheranit. Duhet biseduar edhe me qeveritë e veçanta evropiane, kur është nevoja të mbikqyren transfertat ndërkombëtare bankare. Shtetet e veçanta janë shumë më të rëndësishme sesa BE-ja. Në një sfond të tillë nga perspektiva e SHBA-së qëndrimi i Obamës, i cili e anuloi vizitën në samitin evropiano-amerikan në Madrid, është konsekuent.

Autor: Ralph Sina / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktor: Pandeli Pani

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW