1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Uashingtoni pranon se politika në Irak ka krijuar pakënaqesi të populli

12 Korrik 2007

Uashington: Shtëpia e Bardhë pranoi për herë të parë se popullsia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është lodhur nga lufta. Pakënaqësia për politikën e qeverisë në Irak duhet të konsiderohet një "fakt qëndror", tha një zëdhënës i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George W. Bush, në Uashington. Ai hodhi njëkohësisht poshtë ndryshimin e strategjisë dhe tërheqjen e parakohsshme të ushtarëve. Këtë nuk do ta ndryshojë as kritika e shtuar e Bushit ndaj Partisë së tij Republikane. Zëdhënësi theksoi, se ende është herët për të gjykuar ofensivën më të fundit të sigurisë në Irak, për të cilën u shtua numri i trupave.