1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Udhëheqësi i Kremlinit Putin pranon 'probleme' në luftë

30 Qershor 2026

Kundërsulmet ukrainase po e vënë gjithnjë e më shumë Rusinë nën presion. Edhe presidenti rus tani pranon se ka vështirësi. Megjithatë, Vladimir Putin vazhdon të shprehë besim në fitore.


Ai mbetet i palëkundur në qëllimet e tij luftarake: Vladimir Putin. Putini ne tryeze duke para perpara
Ai mbetet i palëkundur në qëllimet e tij luftarake: Vladimir Putin.Fotografi: Gavriil Grigorov/ZUMA/IMAGO

"Përsa u përket sulmeve ndaj infrastrukturës kritike në përgjithësi, dhe infrastrukturës energjetike në veçanti, sulmet (ukrainase) ndaj objekteve tona, natyrisht, po shkaktojnë probleme; kjo është e dukshme," tha presidenti rus Vladimir Putin gjatë një interviste me Pavel Sarubinin, një gazetar të televizionit shtetëror. "Për momentin, po shohim disa mungesa, por ato nuk janë kritike," shtoi kreu i Kremlinit. Ai tha se Rusia e ka situatën nën kontroll.

Detyra kryesore tani është të forcohen kapacitetet e mbrojtjes ajrore të Rusisë dhe të sigurohen furnizimet me karburant – veçanërisht për Krimenë, vazhdoi Putini gjatë intervistës me Sarubinin. Agjencitë e lajmeve ruse raportuan për këtë intervistë, versioni i plotë i së cilës u publikua në kanalin Telegram të gazetarit.

Disa orë para intervistës, Putini mbajti një fjalim në kongresin e partisë së tij, Rusia e Bashkuar, ku ai gjithashtu iu referua "problemeve" për të cilat udhëheqja në Moskë ishte e vetëdijshme. "Ne padyshim do të kapërcejmë të gjitha sfidat me të cilat përballemi sot, përfshirë sulmet terroriste në territorin tonë dhe kundër infrastrukturës sonë," shtoi ai.

Intervista midis Vladimir Putinit dhe gazetarit Pavel SarubinFotografi: Gavriil Grigorov/ZUMA/IMAGO

Infrastruktura ruse e naftës dhe energjisë në shënjestër

Si pjesë e luftës me Ukrainën, e cila ka vazhduar për më shumë se katër vjet, Rusia ka bombarduar fqinjën e saj pothuajse çdo ditë. Së fundmi, megjithatë, ushtria ukrainase, nga ana e saj , ka zgjeruar sulmet e saj ajrore ndaj objektivave të vendosur në Rusi dhe në Krimenë e aneksuar. Përveç instalimeve ushtarake, ushtria ukrainase po synon kryesisht infrastrukturën ruse të naftës dhe energjisë.

Të gjitha lokalitetet në rajonin e Khersonit janë tërësisht ose pjesërisht pa energji elektrike", shkroi Vladimir Saldo, kreu i administratës lokale të administrimit rus, në Telegram. Guvernatori Yevgeny Balitsky, i emëruar nga Rusia për rajonin e Zaporizhzhias, gjithashtu raportoi të hënën se kishte ndodhur ndërprerje emergjente të energjisë dhe dëme në objektet energjetike pas sulmeve ukrainase.

Putini mbetet i bindur për fitore në luftën në Ukrainë

Ushtria ruse do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të arritur objektivat e "operacionit special" – emri zyrtar që i ka dhënë Moska luftës së agresionit kundër Ukrainës – theksoi Putini në intervistë. Vendi i tij synon të marrë kontroll të plotë të katër rajoneve të Donetskut, Luhanskut, Khersonit dhe Zaporizhzhias, ripohoi kreu i shtetit, duke shprehur besimin në fitore.

Putini justifikoi optimizmin e tij veçanërisht duke cituar një "mungesë katastrofike të personelit" brenda forcave të armatosura ukrainase. Ai deklaroi se ishte bërë një propozim për ushtrinë ruse që të përqëndronte luftimet në lindje të Ukrainës. Kjo do t'i jepte Ukrainës mundësinë të transferonte trupa nga rajone të tjera në këto zona, argumentoi Putin."Por shpëtimi i regjimit në Kiev nuk është pjesë e planeve tona."

wa/haz (afp, dpa, rtr)

 

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW