Udhëheqja bjelloruse në qendër të kritikës
22 Nëntor 2007Reklamë
Komisioni i të drejtave të njeriut i asamblesë së përgjithshme të OKB-së dënoi udhëheqjen në Bjellorusi për qëndrimin ndaj
kritikëve të rregjimit. Në këtë vend evropianolindor arrestohen politikanë opozitarë, mbyllen mediat e pavarura dhe fallsifikohen rezultatet e votimeve. Në përgjithësi qeveria në Minsk instumentalizon drejtësinë për qëllimet e veta, thuhet në një rezolutë të komisionit për të drejtat e njeriut. Udheheqja bjelloruse i kundershtoi akuzat. Kjo republikë e mëparshme sovjetike cilësohet nga aktivistët për të drejtave të njeriut si diktatura e fundit e Evropës.