1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Udhëheqja franceze përgënjeshtron të ketë pasur 'pazar'

4 Gusht 2007
Udhëheqja shtetërore e Francës ka përgënjeshtruar se ka pasur lidhje midis marrëveshjes së armatimit me Libinë dhe lirimit të infermiereve bullgare nga burgjet libiane. Negociatat e koncernit aeronautik EADS me udhëheqjen në Tripoli vazhdonin prej kohësh, tha në një intervistë për shtyp sekretari i shtetit në Pallatin Elysée, Claude Guéant. Një përfaqësues i koncernit EADS tha në një intervistë radiofonike se për livrimin e raketave anti-tank është negociuar një vit e gjysmë. Gjatë kësaj kohe nuk ka pasur përzierje të drejtpërdrejtë të qeverisë franceze, tha ai. Si socialistët në opozitë, ashtu edhe politikaë konservatorë në Francë kërkojnë që një komision hetimor të hetojë sesi u arrit marrëveshja për armët.