UGSH: Çmim karriere për gazetaret e DW dhe VOA
6 Dhjetor 2019Aktiviteti nisi me diskutimin lidhur me formalitetin dhe informalitetin në ekonomi, nga kryetarët e Dhomave Ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Referuesit theksuan rolin e rëndësishëm që ka reduktimi i informalitetit të ekonomisë në zhvillimin e biznesit dhe progresit ekonomik. Ata theksuan që niveli i lartë i informalitetit është i lidhur ngushtë me korrupsionin. Në aktivitetin e përvitshëm që zhvillohet prej 11 vjetësh i mbështetur nga Japan Tabacco Group, u dhanë çmime për gazetarët e profilit ekonomik në mediet elektronike dhe mediet e shkruara të Shqipërisë, Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Juria nderoi sivjet për herë të parë me çmimin e karrierës, drejtuesen e seksionit Europa në Deutsche Welle, Aldelheid Feilcke dhe gazetaren e Zërit të Amerikës (VOA) Laura Konda.