Uji i afrohet lagjeve periferike të Shkodrës
12 Janar 2010Reklamë
Rreshjet e shiut, që vazhdojnë të bien në Qarkun e Shkodrës, e kanë rënduar së tepërmi gjendjen në komunat por edhe në lagjet periferike të përmbytura të këtij qyteti. Autoritetet thonë, se vazhdojnë të merren masa për evakuimin dhe strehimin e banorëve të rrezikuar në ambiente të ndryshme sociale, por edhe nëpër shtëpitë e qytetarëve shkodranë, që nuk janë të rrezikuara. Megjithë vështirësitë e hasura, mjaft familje, kryesisht të lagjes Xhabiej dhe Kiras, hyjnë e dalin nga shtëpitë, me mjete lundruese, ndërkohë që një pjesë e tyre, kryesisht nga lagjia Livade, po largohen nga zonat e përmbytura dhe po strehohen tek të afërmit, brenda territorit, aty ku rreziku është më i largët.
Autor: Lekë Plani
Redaktoi: Eliana Xhani