1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukrainë: Prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë

13 Shtator 2025

Kievi u ka kërkuar partnerëve të tij perëndimorë mbështetje për zgjerimin e industrisë vendase të prodhimit të armëve. Gjermania dhe SHBA me plane konkrete për bashkëprodhim armësh.

Predha artilerie Rheinmetall
Koncerni gjerman i armatimeve Rheinmetall planifikon të prodhojë predha artilerie për forcat e armatosura ukrainase në një fabrikë të re në UkrainëFotografi: Markus Schreiber/AP Photo/picture alliance

Koncerni gjerman i armatimeve Rheinmetallplanifikon të prodhojë predha artilerie për forcat e armatosura ukrainase në një fabrikë të re në Ukrainë. Kjo u njoftua nga Ministri ukrainas i Mbrojtjes Denys Shmyhal. "Për ndërtimin e një fabrike të re për të prodhuar predha Rheinmetallpër forcat e armatosura ukrainase u caktua një parcelë toke në një rajon të sigurt të Ukrainës", shkroi Shmyhal në platformën X.

Ukraina caktoi një parcelë toke në një rajon të sigurt të vendit për ndërtimin e një fabrike të re për të prodhuar predha Rheinmetall për forcat e armatosura ukrainase Fotografi: Noah Wedel/picture alliance

Kievi po u kërkon partnerëve të tij perëndimorë mbështetje për zgjerimin e industrisë vendase të prodhimit të armëve për të sprapsur forcat ruse. Pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon prej katër vjetësh.

Prodhim i përbashkët armësh Ukrainë-SHBA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski njoftoi se ka diskutuar me të dërguarin e SHBA-së Keith Kellogg për mundësitë e zhvillimit të prodhimit të përbashkët të armëve dhe vendosjen e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë nga Uashingtoni.

I dërguari i SHBA-së Keith Kellogg diskutoi me presidentin Zelenski për mundësitë e zhvillimit të prodhimit të përbashkët të armëve dhe vendosjen e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë nga UashingtoniFotografi: The National Prayer Breakfast

"Diskutuam rrugë të ndryshme për bashkëpunim - se si të arrijmë paqe të vërtetë dhe të sigurojmë sigurinë e Ukrainës", shkroi Zelenski pas takimit të tyre në Kiev në aplikacionin e mesazheve Telegram. Pjesë e bisedimeve ishin "marrëveshje të forta dypalëshe për prodhimin e përbashkët të dronëve dhe të armëve, të cilat ia kemi propozuar SHBA-së. Ne presim një përgjigje pozitive nga SHBA-ja."