1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëUkrainë

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë

24 Gusht 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë së saj me mysafirë ndërkombëtarë, nën hijen e luftës së agresionit të Rusisë. Në Kiev priten mysafirë të shumtë.

Kiev 2026 | Krerët e shteteve nordike dhe baltike në Kiev
Mysafirë të shumtë në KievFotografi: Valentyn Ogirenko/REUTERS

Krerët e shteteve dhe qeverive të shteteve nordike dhe baltike kanë udhëtuar në Kiev për një vizitë solidariteti. Gjatë vizitës të dielën, kryeministri norvegjez premtoi 9 miliardë dollarë (7.7 miliardë euro) ndihmë për Ukrainën për vitin e ardhshëm. Shumica e ndihmës do të shkojë për ushtrinë ukrainase, deklaroi qeveria norvegjeze.

Takimet e shumta në KievFotografi: Valentyn Ogirenko/REUTERS

Ushtria ukrainase ka një deficit prej 27 miliardë dollarësh, deklaroi të dielën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski. Ai i bëri thirrje BE-së të përshpejtojë pagesat nga një kredi prej 90 miliardë eurosh për të mbyllur boshllëkun e financimit këtë vit. Pa afërsisht 10 miliardë dollarë deri në fund të vitit, ushtria ukrainase nuk do të ketë armë të mjaftueshme, paralajmëroi presidenti ukrainas.

Vizita e krerëve të shteteve dhe solidariteti

Në përvjetorin e 35-të të Pavarësisë së Ukrainës, të hënën më 24 gusht, krerët e shteteve dhe qeverive të të ashtuquajturit Koalicion i Vullnetit do të diskutojnë mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën. Sipas një përfaqësuesi të BE-së, rreth dhjetë pjesëmarrës do të udhëtojnë në Kiev për takimin, përfshirë Presidentin e Këshillit të BE-së António Costa. Pjesëmarrësit e mbetur do t'i bashkohen takimit virtualisht.

Bisedimet do të drejtohen nga kryeministri i ri britanik Andy Burnham, kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Në takim, krerët e shteteve dhe qeverive synojnë të bien dakord për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë dhe të diskutojnë garancitë e sigurisë për Kievin.

Sistemet patriotFotografi: Jens Büttner/dpa/picture alliance

Presidenti ukrainas ka kërkuar më shumë raketa anti-ajrore Patriot për javë të tëra, por kërkesat e tij kanë mbetur pa përgjigje. Kryeministrja danesze Mette Frederiksen tha se vendet perëndimore me siguri që mund t'i furnizojnë Ukrainën me më shumë raketa mbrojtëse ajrore Patriot.

"Nëse ekziston vullneti politik", shtoi ajo në një intervistë me median daneze gjatë vizitës së saj në Kiev. Pa përmendur vende specifike, ajo tha se Kievit mund t'i ofrohet më shumë mbështetje në fushën e mbrojtjes ajrore.

Mungojnë raketat Patriot

"Nëse nuk e bëjmë këtë, Ukraina përballet me një dimër në të cilin rusët do të sulmojnë pa pushim, duke bombarduar - përfshirë edhe me raketa balistike - dhe duke vrarë shumë njerëz", tha ajo. Raketat Patrio janë aktualisht sistemi i vetëm i mbrojtjes nga raketat e Ukrainës.

Bombardimet ukrainase në RusiFotografi: Social Media/REUTERS

Presidenti finlandez Alexander Stubb, i cili gjithashtu udhëtoi në Kiev, njoftoi se një numër marrëveshjesh janë nënshkruar. Të dy politikanët perëndimorë mendojnë se duhet shtuar presioni politik për dërgimin e raketave Patriot.

Në prag të shënimit të përvjetorit janë shtuar masat e sigurisë, por luftimet mes agresorëve rusë dhe forcave të Ukrainës kanë vazhduar. Palët kanë sulmuar njëra-tjetrën edhe me raketa e dronë.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW