Ultranacionalisti Sheshelj -10 vjet burg, dënimi është kryer
11 Prill 2018Reklamë
Gjyqtarët e OKB-së e shprehën vendimin për politikanin serb, Vojislav Sheshelj. Ata e dënuan Sheshelj me 10 vjet heqje lirie, duke rrëzuar lirimin në shkallë të parë. Sheshelj mbetet fajtor për krime kundër njerëzimit.
Dënimi i tij përcaktohet me 10 burg, por ndërkohë ai e ka kryer këtë masë dënimi, në kohën që ka qëndruar në Hagë, nga viti 2003-2014. Sheshelji, i njohur si një nxitësit kryesorë të luftës në ish-Jugosllavi vetë nuk ka qenë prezent në sallën e gjyqit. Procesin gjyqësor për apelimin e mori në dorë mekanizmi pasues i Tribunalit të OKB-së, pasi Tribunali për ish-Jugosllavinë e mbylli punën në vitin 2017.
la/afp, rtr)