1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Unioni Euroaziatik mund të jetë ura jonë për në Azi"

19 Nëntor 2011

Sipërmarrës gjermanë disktuan në Moskë me kryeministrin Putin për projekte të ndryshme. DW-WORLD.DE bisedoi me Rainer Lindner, drejtor ekzekutiv i Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane.

Pamje simbolike
Pamje simbolikeFotografi: DW

Tashmë është bërë thuajse një traditë: Kryeministri rus Vladimir Putin takohet rregullisht prej disa vitesh me përfaqësues kryesorë të botës së biznesit gjerman. Në takimin e fundit në Moskë që u zhvillua më 16 nëntor, mori pjesë edhe një delegacion i Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane. Në këtë komitet bëjnë pjesë përfaqësues të lartë të 18 kompanive të mëdha dhe të mesme gjermane. Drejtori ekzekutiv i këtij komiteti prof. Rainer Lindner tha pas kthimit të tij nga Moska.

Në foto, Rainer LindnerFotografi: DW

"Ne diskutuam katër tema kryesore. Kjo ishte bashkëpunimi në fushën e energjisë, inxhinierisë mekanike, duke përfshirë edhe industrinë e automobilave dhe të furnizimit me pjesë ndërrimi, në bujqësi, duke përfshirë edhe prodhimin e pajisjeve bujqësore, dhe së fundi në një fushë që unë në përgjithësi do ta përshkruaja si industria, edhe pse për shembull, aty u diskutua gjithashtu në lidhje me teknologjinë e informacionit. Kjo do të thotë se ne kemi diskutuar më hollësi të madhe edhe projekte të veçanta për sektorët e industrisë. Ne patëm përshtypjen se kryeministri është shumë i interesuar për një bashkëpunim më të thellë dhe më të fortë me ekonominë gjermane. Ai bëri të qartë: Fakti se Kina është tani partneri tregtar numër një për Rusinë është për vetë Rusinë një zhvillim interesant, por ai beson se në të ardhmen të parashikueshme Gjermania mund të jetë sërish në krye të partnerëve tregtarë. Këtë pikëpamje ka dhe ekonomia gjermane."

Në lidhje me idenë e Putinit për themelimin e një Unioni Euroaziatik në hapësirën postsovjetike, Lindner tha se në bisedë me Putinit delegacioni kishte hedhur idenë që ky lloj Unioni i cili mendohet të jetë një lloj bashkimi i zgjeruar doganor, të jetë edhe një urë për tregjet e Azisë. Si model për këtë zonë të re mund të shërbente marrëveshja për tregtine e lirë CEFTA.

Në foto, Wladimir PutinFotografi: AP

Në lidhje me bashkëpunimin në sektorin e energjisë mbeten të sqarohen një sërë çështjesh juridike mes palës gjermane dhe koncernit energjetik rus Gazprom. Fjala është për marrëveshje afatgjata në lidhje me çmimet. Dhe nga ana tjetër çështja e eficensës së energjisë, kursimit të saj dhe e energjive të rigjenerueshme.

Gjatë takimit pati edhe nënshkrim marrëveshjesh konkrete, si ajo për ndërtimin e një fabrike moderne për prodhimin e veglave në zonën e Uljanovskit. Sipas drejtorit ekzekutiv të këtij komiteti prof. Rainer Lindner ajo që i bën interesante këto takime është se në to bëhen propozime që vihen shpejt në jetë.

Autor: Andrey Gurkov / Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW