1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Universiteti i Dyseldorfit dhe procesi i paqes në Lindjen e Afërt

Antje Hollunder/Valmira Dobraj9 Mars 2013

Në shtëpitë e tyre ata njihen vetëm nga pikat e kontrollit dhe nga mediat. Në Universitetin e Dyseldorfit studentët nga Lindja e Afërt mund të bisedojnë personalisht gjatë një viti rreth kulturës, politikës dhe paqes.

Studentë në Universitetin e Dyseldorfit
Studentë në Universitetin e DyseldorfitFotografi: picture alliance/dpa

Në konviktin e tyre që gjendet në Dyseldorf, Hava qendron para sobës në kuzhinën e përbashkët. Bashkëstudiuesi i saj Mohamad ka kërkuar nga ajo që ti përgatisë një ushqim tradicional të nënës së tij. Që studentet e huaj përgatisin ndonjë ushqim nga vendlindjet e tyre vetë nuk është diçka e veçantë. Por Mohamad është nga autoriteti palestinez dhe Hava nga Izraeli. Në vendlindjet e tyre këta të dy nuk do të qendronin pranë njëri - tjetrit në një kuzhinë. Por në Gjermani kjo është e mundur dhe ata nuk e mendonin këtë si të mundur.

“Për mua gjëja më e rëndësishme është që ne të jetojmë të gjithë në një godinë”, shpjegon 23-vjeçarja, Hava. Ajo është duke studiuar drejtimin master „European Studies“ në Universitetin Heinrich-Heine të Dyseldorfit. Hava shpreson që më vonë të jëtë në gjendje që të japë kontribut në bartjen e veprimeve paqësore, të cilat ajo has në Europë, tek vendlindja e saj. Pikërishtë kjo është arsyeja që e shtyri edhe studenten jordaneze Khozama të vije në Dyseldorf. „Unë desha që të mësojë më shumë rreth konfliktit në Lindjen e Afërt, por mbi të gjitha isha e interesuar që të njihem me njerëz nga autoriteti palestinez dhe Izraeli, sepse në shtëpi ne nuk kemi fare kontakt me këta njerëz“, thotë ajo.

Zbulimi i kulturave të reja

Studente palestinezeFotografi: picture alliance/landov

Këta 30 studentë tani jetojnë së bashku në një konvikt, nga 15 në një korridor, të ndarë në vajza dhe djem, në shenjë respekti për muslimanët konservatorë. Por, vizitat tek njëri- tjetri në dhomat e tyre apo në dy kuzhinat e përbashkëta nuk mungojnë.

„Nga Mohamad unë kam mesuar se si është ushqimi arab, gjithashtu edhe disa këngë arabe“, gëzohet Hava. Këtë të mirë izraelitja ja kthen atij duke i treguar hollësitë mbi politiken izraelite dhe duke ja mësuar gjuhën hebreike. Ai i tregon asaj pikëpamjet politike të palestinëzëve. „Kështu unë informohem me anën tjetër të konfliktit, gjë që mua më ndihmon shumë. Kur të kthehem në vendlindjen time unë do ta shikojë konfliktin më konkretisht“, shprehet Hava.

Të diskutosh me konsideratë

Studentë arabë në GjermaniFotografi: Privat

Kur në nëntorin e vitit të kaluar gjendja në Gaza u tensionua serish, studentët brengoseshin për familjet e tyre dhe kjo çoi edhe në tensionimin e marrëdhenjëve mes studentëve. Disa nga ata publikuan në internet ca komente, që shkaktoi shqetësime dhe reagime nga shokët e studimeve të palës tjetër.

„Ne u fjalosëm, pa u parë, secili para kompjuterit të vetë në dhomën e tij, tregon 23-vjeçarja Khozama. „Por pastaj ne uleshim së bashku dhe e diskutonim problemin më gjerësisht. Gjatë bisedës ne qetësoheshim sërish dhe çdo gjë ishte në rregull”. Nga kjo ata kishin mësuar se në situata të ndërlikuara ata duhet të silleshin me një kujdes më të madh ndaj njëri - tjetrit, vazhdon të tregojë Hava. “Kur ne diskutojmë këtë temë, nuk duhet të lejojmë që të sulmojmë anën tjetër.”

Shokë, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme

EU - Lindje e Afërt, foto simbolike

Studentët nga Dyseldorfi, mbas një periudhe katërmujore të bashkëjetesës, e kanë pranuar faktin që bindjet e tyre politike shpesh nuk përputhen, megjithatë ata mund të jenë shokë. Hava dhe Mohamad shkojnë së bashku për provime, udhëtojnë së bashku në qytete të tilla si Berlin dhe Luksemburg dhe pas studimit kanë shprehur dëshiren që njëherë të takohen edhe në Jeruzalem. “Unë jetoj atje”, shpjegon Mohamad, “edhe babai i saj punon aty, prandaj nuk është problem.”

Në Universitetin e Dyseldorfit, ata mësojnë se si funksionon politika dhe institucionet e BE-së. Gjatë seminareve ata janë aq të zënë me materialet e lëndëve, sa që konfliktet në vendlindjet e tyre mes izraelitëve, palestinezëve dhe jordanezvë, nuk diskutohen, thekson Guido Quetsch, udhëheqësi i masterit “European Studies”. “Ne i trajtojmë këta në rradhë të parë si studentë të thjeshtë dhe jo si ambasadorë të vendëve të tyre”, vazhdon ai.

Të studiosh pa paragjykime

23-vjeçari, Mohamad, mëgjithatë e konsideron si një sfidë, kur gjatë studimit duhet të punosh në projekte të ndara në grupe, ku secili grup përbëhët nga një student izrael, palestinez dhe jordanez. “Çdo njeri mund të shpreh mendimin e tij dhe të propozojë mënyra pune. Kjo është një gjë krejt e re për mua dhe një përvojë shumë e mirë”, pohon ai.

Bashkëstudentja e tij Khozama nga Jordania gjithashtu e ndjen veten të pasuruar nga qendrimi i saj në Dyseldorf. Të gjithë këta studentë nga Lindja e Afërt në katër muajt e kaluar kanë përparuar mjaft, thekson Khozama. “Kur ne erdhem këtu, kokat tona ishin të mbushura me plot paragjykime për njëri tjetrin, ndërsa tani ne duhet të themi se pikëpamjet tona kanë ndryshuar.”