1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

UNO:Sulmet vetvrasëse në Afganistan, në rritje viteve te fundit

9 Shtator 2007


Një pjesë e madhe e atentateve vetvrasëse në Afganistan, sipas një studimi të fundit të Kombeve të bashkuara, ushtrohen nga të rinjtë afganë, të cilët në Pakistan janë trajnuar. Motivi i atentateve të tyre është shpesh hakmarrja për vdekjen e civilëve gjatë aksioneve ushtarake kundër talebanëve, thuhet në këtë studim të publikuar në kabul.Sipas këtij studimi, sulmet vetvrasëse në Afganistan gjatë viteve të fundit kanë pësuar një rritje.Ndërsa në vitin 2005 u kryen 17 atentate,vitin e kaluar numri i tyre arriti në 123.I dërguari i posaçëm i Kombeve të bashkuara Tom Koenigs i vlerësoi zhvillimet si shqetësuese.Ndërkohë,janë vrarë dy ushtarë britanik të ISAF-it, gjatë kohës që po kryenin një patrullim në jug të vendit.Lajmin e kanë bërë të ditur burimet pranë trupave të koalicionit.