1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Urime Krishtlindjet!

Horst Köhler24 Dhjetor 2005

Fjalimi i presidentit gjerman Horst Köhler, me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Horst Köhler
Horst KöhlerFotografi: dpa

Uroj që festa e Krishtëlindjeve t'ju plotësoj dëshirat më të mëdha. Në natën e lindjes së Krishtit, është koha kur duhet t'i rishikojmë ngjarjet e shumta të këtij viti. Zhvillimet politike në Gjermani ishin të rrufeshme. Por tani kemi një qeveri të aftë, të krijuar prej dy partive popullore, të cilat janë të gatshme për bashkëpunim. Vendi ynë për herë të parë ka një kancelare. Politikanët tanë kanë filluar t'i tejkalojnë kundërthëniet. Mbase është ky një fillim i mirë drejt rrugëve të reja për zgjidhjen e problemeve. Gjatë vizitave të mia në vend, takoj gjithnjë e më shumë njerëz, të cilët së bashku po angazhohen për përmirësimin e gjendjes në vendin e tyre. Bindjet e ndryshme politike nuk i pengojnë aspak. Sjellja e qytetarëve duhet të jetë një shembull i mirë për të gjithë. Vetëm së bashku mund t'i bëjmë ndryshimet e duhura dhe ta plotësojmë njëri-tjetrin.


Ne të gjithë e dimë: Gjermania gjendet para obligimeve të shumta. Politikanët kanë para vetes shumë punë, ndërsa të gjithë ne përgjegjësi. Gjërat nuk mund të bëhen sikur me magji, por duhet të punojmë. Dhe kjo kërkon kohë. Mirëpo vendi ynë është futur në këtë rrugë. Qëllimi ynë është shumë i qartë: për dhjetëra vjet me radhë, Gjermania ishte në krye të Evropës. Duan të kthehemi atje. Kjo na siguron vende të reja pune dhe siguri. Ne jemi të gatshëm për përvoja të reja. Mirëpo në këtë rrugë nuk duhet të harrojmë as të kaluarën. Me siguri që pak më shumë sinqeritet dhe mirëkuptim, nuk do të na pengonin.

Vitin e ardhëshëm duam të bëhemi kampion bote në futboll. Bota do të jetë mysafire tek ne. Ndërsa ne mund të dëshmojmë: Gjermania është një vend i hapur, dinamik dhe i drejtë. E dimë se së bashku jemi më të fortë. Vetëm të bashkuar, të hapur për ide, me një punë të denjë, duke e dëgjuar dhe ndihmuar njëri - tjetrin, mund t'i rikthejmë në mesin tonë edhe ata të cilët ndjehen keq dhe të vetmuar. Mendimet tona janë me ta.
Në botë ka pasur këtë vit shumë ngjarje. Lamtumirën e fundit i kemi thënë Papa Gjon Palit të Dytë, ndërkohë që e tërë bota është gëzuar për pasardhësin e tij, bashkëatdhetarin tonë, Benediktin e XVI. Natyra sërish na ka dhënë mësime në Amerikën e Jugut dhe të Mesme, në Pakistan dhe para së gjithash në oqeanin e Indisë. Cunami na ka dëshmuar se sa të ndjeshëm janë bota dhe njeriu.
Të mbijetuarit janë falënderues për solidaritetin e treguar. Ne duam t'i falënderojmë të gjithë ata të cilët kujdesen për ne dhe të cilët as këtë natë të bekuar nuk janë të mesin e më të dashurve, sepse njerëzit në spitale, policët, shoferët e autobusëve, të hekurudhave dhe ushtarët, në vend apo shumë larg tij, kujdesen për sigurinë dhe paqën. Shumë bashkëatdhetarë tanë në botë, në emër të Gjermanisë u ofrojnë ndihma atyre të cilët jetojnë më keq se ne.

Kjo është e mirë edhe për Gjermaninë, sepse të gjithë duhet të jemi së bashku, pa marrë parasyshë prejardhjen nga Evropa, Amerika, Afrika apo Azia. Kujtimet tona duhet të jenë me të gjithë ata të cilët jetojnë në varfëri. Duam të jemi një fuqi që vepron për të mirë. Por le të festojmë tani Krishtlindjet.

Krishtlindjet janë një festë e paqës, dashurisë dhe mirëbesimit. Uroj që të gjithë ne të japim dhe marrim shumë. Ju uroj Krishtlindje të gëzuara dhe të bekuara, kudo që jeni!