1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëMaqedonia e Veriut

Von der Leyen Shkupit:Shihni tek e ardhmja jo në të kaluarën

24 Tetor 2024

Von der Leyen në Shkup: Zgjerimi edhe në pesë vitet e ardhëshme do të mbetet një prioritet i lartë i BE-së. Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë ndryshimet kushtetuese që Shkupi ka pranuar t'i bëjë.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski në Shkup
"Jam e bindur se do të mund t'i tejkalojmë pengesat të cilat akoma janë prezente. Me dialog të përbashkët të të gjitha forcave politike në vend do të bashkoheni dhe do t'i ndërmerrni hapat e rëndësishme për përparim", tha von der Leyen në Shkup.Fotografi: Petr Stojanovski/DW

Kryetarja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen gjatë qëndrimit në Shkup u shpreh, sezgjerimi me vendet nga Ballkani Perendimor mbetet një ndër prioritet e BE-së, megjithatë u vuri në dukje autoriteteve të Shkupit që të përmbushin detyrimet, përfshi këtu edhe ndryshimet kushtetuese.

"Jam e bindur se do të mund t'i tejkalojmë pengesat të cilat akoma janë prezente. Me dialog të përbashkët të të gjitha forcave politike në vend do të bashkoheni dhe do t'i ndërmerrni hapat e rëndësishme për përparim. Të jeni të sigurt se zgjerimi edhe në pesë vitet e ardhëshme do të mbetet një prioritet i lartë i BE-së”, u shpreh  Ursula von der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian.  Maqedonia e Veriutduhet të zbatojë ndryshimet kushtetuese që Shkupi ka pranuar t'i bëjë. Për të hapur kapitujt me BE-në vendit i nevojiten zbatimi i ndryshimeve kushtetuese.

"Ne kemi një objektiv të qartë, që është hapja sa më e shpejtë e klasterit. Duhet të zbatohen ndryshimet kushtetuese që vendi juaj të hedhë hapat vendimtarë për përparim”, theksoi presidentja e Komisionit të BE-së në Shkup, von der Leyen.

Plani për rritjen ekonomike në Ballaknin Perëndimor: Maqedonia e Veriut përfiton 750 milion euro.

Presidentja e Komisionit të BE-së ka folur edhe për planin e rritjes ekonomike në Ballkani Perëndimor, sipas sajë kjo është dëshmia e përbashkët që të integrohen ekonomitë e Ballkanit Perëndimor deri tek ato të vendeve të BE-së.

"E hapim derën e tregut të përbashkët evropian për kompani të caktuara në Maqedoninë e Veriut dhe në këmbim do të zbatoni reforma të rëndësishme që të kemi një fushë loje të barabartë dhe kjo do të shoqërohet me investime shtesë nga BE-ja drejt Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Ursula von der Leyen.

Von der Leyen në Shkup. Nga Plani për rritje ekonomike në Ballaknin Perendimor, Maqedonia e Veriut përfiton 750 milion euro.Fotografi: Petr Stojanovski/DW

Plani për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor  prej 6 miliardë eurosh i miratuar nga Komisioni Evropian më 8 nëntor të vitit 2023 bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së, forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal, përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat. 750 milionë euro janë të destinuara për Maqedoninë e Veriut, kurse kësti i parë do të jetë shtatë përqind, përkatësisht 52.5 milionë euro.

Mickovski: Vizioni ynë është i qartë, ne duam të jemi pjesë e BE-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski shpreson që Bashkimi Evropian të ndihmojë në gjetjen e mënyrave për të vazhduar rrugën e integrimit evropian.Gjatë këtij rrugëtimi, duhen respektuar pikëpamjet legjitime të qytetarëve tanë se në të ardhmen nuk do të përballemi me kërkesa që janë në kundërshtim të thellë me idetë mbi të cilat mbështetet edhe vetë BE-ja.

"Ne mbetemi fort të përkushtuar si qeveri në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.Vizioni ynë është i qartë, ne duam të jemi pjesë e familjes evropiane, duke ndarë të njëjtat vlera të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ne jemi të vetëdijshëm se sfida të rëndësishme na presin. Ne jemi të gatshëm së bashku me BE-në të ecim drejt qëllimit tonë përfundimtar, anëtarsimit në BE , por me këtë rast duhet të mos cënojmë dinjitetin dhe krenarinë e qytetarit”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickovski.

Reformat që po zbatohen  në fushën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe forcimit të institucioneve janë vendimtare për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Këto ndryshime nuk janë vetëm kusht për anëtarësim në BE, por janë të nevojshme për përmirësimin e standardit jetësor të të gjithë qytetarëve vlerësoi kryeministri  Mickoski.

Presidentja e Komisionit të BE-së këto ditë po zhvillon një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas Shqipërisëdhe Maqedonisë së Veriut ajo vazhdon udhëtimin në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi. 

 

Fatos Musliu korrespondent i DW nga Shkupi, Maqedonia e Veriut