1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushtarë amerikanë dhe irakianë në një ofensivë të madhe në Irak

19 Qershor 2007

Bagdat: SHBA-të drejtuan një ofensivë të madhe kundër luftëtarëve të dyshuar të rrjetit terrorist të El-Kaidës. Rreth 10 mijë ushtarë amerikanë dhe irakianë janë përfshirë në operacion e përbashkët, tha një zedhënës i ushtrisë amerikane. Territori kryesor i këtij operacioni është rajoni rreth qytetit Bakuba, në veri të Bagdatit. Vetëm orën e parë të fillimit të ofensivës u vranë 22 kryengritës. Gjatë një shkëmbimi zjarri mes policisë radikale dhe milicisë se udhëheqësit shiit radikal, Mokatada al Sadr,në qytetin jugor irakian Nassarija , u vranë 23 njerëz dhe 110 të tjerë u plagosën.