1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Soldat

13 Gusht 2010

Për angazhimin në Afganistan ka marrë kryqin e nderit të trimërisë. Në çfarëdo situate kapteri parashutist Henry Lukacs ruan gjakftohtësinë, edhe kur kërcen nga lartësia prej disa mijëra metrash.

Soldat

370 herë është hedhur Henry Lukacsi deri tani nga avioni në hapësirë me parashutë. Madje edhe për hedhje nga një lartësi prej 10 km mund të të tregojë parashutisti. Hedhjet nga kjo lartësi kapteri i dytë i quan duke i minimizuar "ambicioze". Në të vërtetë këto hedhje nuk janë pa zarar: temperaturat në këto lartësi ulen deri në minus 60 gradë celsius dhe nganjëherë të duhet të marrësh me vete më shumë se 60 kg bagazh. Peshën e tyre e ndien para së gjithash në tokë. "Aty do të ishte mirë të kishe dikë pranë, i cili të të ndihmonte të ngrihesh në këmbë nga toka."

Fotografi: DW

Por kur avioni hap derën e pasme, kur hedh vështrimin në lartësinë marramendëse dhe megjithatë e lëshon veten në ajër, peshën e harron shpejt.

Ai ka humbur dy shokë në Afganistan

Henry Lukacs bënte pjesë te katër ushtarët e parë gjermanë, të cilëve kancelarja gjermane Merkel u dorëzoi në korrik 2009 kryqin e ri të nderit të trimërisë. Ata u dekoruan për një angazhim në tetor 2008, të cilin e paraqet Lukacsi:

Një prej fletlavdërimeve të shumta

"Në datën 20 tetor ne u angazhuam në një operacion të madh. Në kuadër të këtij operacioni pati një atentat me atentator vetëvrasës ndaj një postkomande gjermane të sigurisë. Në këtë kuadër, ne si të thuash vajtëm në ndihmë dhe morën përsipër tërheqjen dhe shpëtimin e ushtarëve."

Edhe shumë muaj të tjerë më vonë ai bie në mendime, kur i kujtohet ky rast tragjik:

"Me Afganistanin unë lidh vetëm përzitje dhe vuajtje. Dhe në thelb jo momente të bukura. Atje kam humbur dy shokë të mirë..." Kjo është arsyeja, se pse ai dëshiron më shumë mbështetje, ose të paktën mirëkuptim nga ana e shoqërisë gjermane për misionin në Hindukush.

Ora me mbishkrimin ISAFFotografi: DW

Prania e trupave gjermane i shërben një synimi të mirë, argumenton ai dhe tërheq vëmendjen për ndihmën për rindërtimin. Për fat të keq, mediet raportojnë vetëm atëherë për Afganistanin, kur atje sulmohen, ose vriten ushtarë gjermanë, kritikon Lukacsi.

Ndihmë për ushtarët e rinj

Kapteri i dytë e quan veten multiplikator. Detyra e tij është pikërisht që përvojën, që e ka mbledhur kudo në botë, t'ua përcjellë ushtarëve të rinj, t'i shkollojë ata për angazhime të rëndësishme.

Ushtarët të lidhur fort me njëri-tjetrinFotografi: DW

Kompetenca për këtë atij nuk i mungon: Në muret e dhomës së tij të vogël sheh të varura më shumë mirënjohje, se sa fotografi pushimesh. Gati për çdo javë kapteri i dytë merr pjesë në ndonjë ndërhyrje në Gjermani, ose në botën e jashtme. Si e sheh veten ai? A është ai si parashutist i Divizionit Operacione Speciale një ushtar elite?

Lukasi ngre dorën me modesti: "Përkufizimet i bëjnë të tjerë. Sigurisht po, për shkak të përgatitjes dallohesh nga pjesa tjetër e trupave. Por nëse kjo quhet elitë, këtë e përcaktojnë të tjerë. Unë jam mirënjohës, që kam mundësi ta bëj këtë që bëj, sepse është një punë, që nuk e bëjnë të gjithë. Unë jam mjaft i kënaqur, në fakt."

Në kazermëFotografi: DW

Një grup i lidhur ngushtë

Por natyrisht për kapterin e dytë ekziston edhe përditshmëria gri e rutinës së Bundesverit. Kur nuk është në udhëtim, Lukasci jeton gjatë javës me shokët e tij të batalionit të parashutistëve në kazermë. Në një kohë kur ushtarët e thjeshtë zakonisht banojnë vetë i tretë në një dhomë, si nënoficer ai ka dhomën e tij, ndonëse dhoma është e vogël. Për momentin ka qëlluar që është prishur televizori. Kjo i jep mundësi që të rrijë më shumë me shokët e tij: "Ne këtu jemi një grup që është mësuar me jetesën së bashku. Nuk e gjen kudo këtë atmosferë të mirë pune." Pa një bazë të tillë, e cila krijon mirëkuptim dhe besim reciprok, kjo bashkësi do ta kishte të vështirë të funksiononte. Në fund të fundit ushtarët jo vetëm duhet të kuptohen në një ambjent të ngushtë, por para së gjithash të kenë besim te tjetri në ndërhyrje të rrezikshme.

E dashura i ra para këmbëve

Në fundjavë ai ka më në fund kohë për jetën private. Atëherë Lukasci shkon te e dashura e tij pranë Këlnit. I linduri në Jena ndërkohë e vështron Këlnin si atdheun e tij. E dashura Lukascit i ka rënë me plotëkuptimin e fjalës "para këmbëve": në kohën e saj të lirë edhe ajo është parashutiste. Henri xhiron ndërkohë videoklipe të vogla, kur hidhet ajo.

Poligone qitjejeFotografi: DW

Familja dhe fëmijët janë planifikuar. Lukasci thotë për këtë "Sirtari një dhe dy". Por më parë, e dashura e tij duhet të përfundojë studimet e juridikut. Kur ta ketë përfunduar dikur punën si ushtar profesionist, ai e përfytyron shumë mirë një emigrim - për shembull në Kubë. Atje, ai dhe e dashura e tij kanë kaluar pushimet më të bukura. "Unë pi me shumë qejf puro. Jam në gjendje të relaksohem mirë dhe të reflektoj, duke pasur në dorë një puro kubaneze. Kjo është për mua kënaqësia."

Pyetje për fidbek: A jeni edhe ju të mendimit që angazhimi i ushtrisë gjermane në Afganistan ka nevojë për më shumë mbështetje dhe mirëkuptim?

Autor: Mikhail Bushuev/Auron Dodi

Redaktoi: Ralf Bosen/Angjelina Verbica




Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë