Ushtria izraelite vret dy ushtarë në një zonë pranë kufirit në Rripin e Gazës
9 Gusht 2007Reklamë
Ushtarët izraelitë kanë vrarë dy palestinezë të armatosur në Rripin e Gazës. Lëvizja Hamas tha se personat e vrarë ishin pjesëtarë të saj. Armata e Izraelit tha se trupat i identifikuan dy militantët afër kufirit në Rripin e Gazës dhe se kishin shkëmbyer zjarr. Agjencitë e lajmeve raportojnë se vrasjet e militantëve palestinezë në përleshjet e këtilla në këtë zonë janë të shpeshta.