Ushtria izraelite vret një komandant rajonal të Hamasit
22 Gusht 2007Reklamë
Si pasojë e një sulmi të aviacionit izraelit në Rripin e Gazës humbi jetën një udhëheqës i Hamasit radikal islamik. Forcat e sigurimit të Hamasit identifikuan burrin e vrarë si një prej komandantëve rajonalë. Forcat izraelite të sigurimit njoftuan se kanë qëlluar ndaj një grupi të armatosur, i cili i ishte afruar gardhit të sigurisë. Vetëm gjatë ditës së djeshme në kufirin me Rripin e Gazës ushtarët izraelitë vranë pesë palestinezë në mesin e tyre edhe dy fëmijë. Ndërkohë ushtria izraelite planifikon hapjen e një radioje në Rripin e Gazës në të cilën përveç programit në gjuhën arabe do t'i tërhiqet vëmendja për rrezikun ndaj popullsisë në kohën kur do të kryhen sulme ndaj ekstremistëve.