Ushtria izraelite vret tre ushtarë të Hamasit
5 Korrik 2007Reklamë
Qyteti i Gazës: Ushtria izraelite ka vrarë gjatë një sulmi në Rripin e Gazës tre anëtarë të armatosur të ushtrisë së Hamasit radikal islamik. Ushtarët ekstremistë kishin depërtuar me tanks në qendër të Rripit të Gazës. Sipas të dhënave të veta ata u sulmuan në afërsi të kampit të refugjatëve në Maghasi, në lindje të qytetit të Gazës. Para një jave ushtria izraelite kishte vrarë gjatë sulmeve të zhvilluara në këtë zonë 12 palestinezë.