Ushtria përpiqet të bllokojë protestat në Birmani
2 Tetor 2007Reklamë
Në Birmani ushtria po përpiqet të bllokojë që në embrion çdo përpjekje të popullatës për protesta. Në çdo rrugë në metropolin dhe kryeqytetin Rangun janë vendosur ushtarë. Pagodat, Shvedagon dhe Sule, që ishin pika të grumbullimit të demonstruesve janë të rrethuara më ushtarë. I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Ibrahim Gambari, që po përpiqet për arritjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit pritet që sot të takohet me shefin e juntës ushtarake, Than Shve.
