1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushtria shqiptare me plane modernizimi

Arben Muka22 Shkurt 2006

Planet për modernizimin e ushtrisë shqiptare i janë paraqitur një ekipi të lartë të Nato-s që ndodhet në Tiranë. Shqipëria pret të ftohet në NATO.

Flota e Natos në Mesdhe në mbrojtje të lojrave olimpike, korrik 2004
Flota e Natos në Mesdhe në mbrojtje të lojrave olimpike, korrik 2004Fotografi: AP

Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë kanë paraqitur para një ekipi të nivelit të lartë të NATO-s planin e veprimit të modernizimit të ushtrisë shqiptare deri në vitin 2015.

Pas bisedimeve dy palëshe dhe informimit të detajuar mbi reformën e deritanishme në ushtrine shqiptare, zyrtarët e Aleancës Veriatlantike kanë theksuar se anëtaresimi i Shqipërisë në NATO, kërkon jo vetëm përmbushjen e standarteve ushtarake, por dhe ato politike, në stabilitetin e institucioneve, funskionimin e shtetit ligjor dhe rregullave të ekonomisë së tregut.

Autoritetet shqiptare synojnë që të marrin ftesën për anëtarësim në NATO, pas dy vjetëve, në samitin e rradhës kur do të shqyrtohet zgjerimi i mëtejshëm i organizatës.