1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushtria turke e sheh shtetin laik në rrezik

28 Gusht 2007

Zgjedhja e presidentit të ri turk hyn këtë të martë në fazën e saj të tretë dhe përfundimtare. Kandidati kryesor për pasardhës së Ahmet Nexhdet Sezerit, është ministri i jashtëm Abdullah Gül, i partisë fetare konservatore në qeverisje AKP. Në këtë raund zgjedhor është e mjaftueshme shumica absolute në parlament e AKP-së. Në dy raundet e para Gülit i kishte munguar shumica e dy të tretave. Elitat sekulariste të Turqisë e kanë ndjekur me mosbesim kandidimin e Gülit për shkak të së kaluarës së tij islamiste. Gül i ka kundërshtuar disa herë akuzat, se do të heqë ndarjen e të shtetit nga feja të sanksionuar me kushtetutë në Turqi.