Ute Zapf në Kosovë
12 Korrik 2006
Bundestagu gjerman, ndjek nga afër zhvillimet në Kosovë dhe procesin e negociatave për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Në këtë linjë Gjermania dëshiron
që zgjidhja e statusit të Kosovës të jetë e atillë që kënaqë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Kështu, tha deputetja gjermane, Uta Zapf, e cila qëndroi në Kosovë së bashku me disa deputet të Bundestagut gjerman dhe ku zhvilluan takime me krerët
e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesit e administratës ndërkombëtare.
Ne ishim për vizitë në Serbi, pas Kosovës do të vizitojmë edhe Malin e Zi, dhe ku do të flasim për procesin e bisedave për zgjidhjen e statusit. Në këtë linjë ne dëshirojmë që zgjidhja e statusit të Kosovës të jetë një zgjidhje paqesore afatgjate që do të sjell
paqe në rajon dhe që do të kenaqë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, tha deputetja Uta Zapf. Ajo tha se, personalisht përkrah pavarësinë e Kosovës, mirëpo,
për këtë çështje në fund të fundit vendos bashkësia ndërkombëtare përkatësisht KS-it.
Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se, Gjermania ka një rol të rëndësishëm në Grupin e Kontaktit, ndërsa ai pret që bisedimet për statusin të përbyllen gjatë këtij viti.
Delegacioni i deputetëve të bundestagut gjerman, të kryesuar nga Uta Zapf, takime patën edhe më krerët e administratës ndërkombëtare ndërsa, do të vizitojnë edhe trupat ushtarake gjermane në dislokuara në jug të Kosovës. Gjermania ka numrin më të madh të ushtarëve në Kosovë në kuadër të forcës paqerujatëse, KFOR.