1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Varfëria në pleqëri në Gjermani

07:12

This browser does not support the video element.

24 Shtator 2024

Çdo i pesti pensionist në Gjermani rrezikohet nga varfëria. Gratë janë më shumë të rrezikuara. Po pse rrezikohen ato më shumë?

Inga, e cila nuk dëshiron të na thotë emrin e saj të plotë, po shkon për të ngrënë drekë falas në klubin Lichtblick në Mynih. 67-vjeçarja merr vetëm një pension të vogël dhe jeton nën kufirin e varfërisë.

"Duhet të bëj kujdes, kur shkoj për të blerë ushqime, sepse nuk më dalin paratë. Në fakt unë nuk ha më aq shumë, se kur nuk e ke më paranë, harron se si hahet p.sh. një patë apo peshk".

Një ndër pesë pensionistë në Gjermaniështë në gjendjen e Ingës. Ata janë të rrezikuar nga varfëria në pleqëri, sepse pensioni i tyre është më i ulët se 60% e të ardhurave mesatare gjermane. Më shumë se për ushqimin Inga gëzohet kur njeh gjatë drekës njerëz të rinj.

Gracka e varfërisë

Inga nuk e kishte menduar kurrë, se njëherë do të kishte nevojë për ndihmë nga një organizate jofitimprurëse për pensionistët e varfër. Ajo ka punuar gjatë si edukatore kopshti. Por një goditje e fatit ndryshoi gjithçka: në një aksident trafiku ajo u plagos rëndë, pa fajin e saj, dhe më pas nuk qe në gjendje të punojë. Kështu ra në grackën e varfërisë.

"Unë nuk rashë në varfëri, sepse nuk më pëlqente të punoja, por për shkak të një situate, për të cilën nuk jam aspak përgjegjëse. Dhe kështu vajti e gjithë jeta ime pastaj. Duke punuar herë pas here, duke mbijetuar, luftuar, punuar, mbijetuar, luftuar  Nuk njoh gjë tjetër." - tregon ajo.

Pensioni i saj prej 800 eurosh mjafton vetëm për të mbuluar qiranë dhe shpenzimet fikse. Për të blerë ushqimet, ajo punon privatisht si kujdestare në familje me fëmijë.

"Mjaft nuk mundem më. Dhe dua të thërras që ta marrë vesh bota. As ne gjermanët nuk e kemi mirë. Ju lutem, shikojeni këtë! Që flas kaq hapur, është sepse nuk mundem më. "Nuk mundem më. Dhe nuk jam e vetmja. që ndihem kështu. Miliona pensioniste dhe pensionistë janë në situatën time." - thotë Inga.