1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Varfëria tek fëmijët në Shqipëri

8 Maj 2010

Fëmijët në Shqipëri përbëjnë pjesën më të prekur në familjet që jetojnë nën nivelin zyrtar të varfërisë. Por reformimi i përkrahjes sociale nga shteti në këtë vit synon të përmirësojnë situatën.

Indrit Hasani rrit pëllumba dhe i shet, për të shtuar të ardhurat e familjes.
Indrit Hasani rrit pëllumba dhe i shet, për të shtuar të ardhurat e familjes.Fotografi: DW

Indriti është fëmija i gjashtë i familjes Hasani në Tiranë. Ai është vetëm 9 vjeç por ka gjetur një mënyrë për të rritur të ardhurat e familjes: rrit dhe shet pëllumba. Nëna e tij, Eva, 39 vjeç është invalide. I ati, Besniku, 45 vjeç është pa punë. Familja merr 50 euro në muaj asistencë varfërie nga shteti dhe 80 euro pension invaliditeti për Evën. Me këto të ardhura dhe me ndonjë punë që kapin vëllezërit dhe motrat e tij më të rritura familja mezi ia del të mbijetojë me bukë dhe djathë. Një pjesë të mirë të nevojave të pjesëtarëvetë saj plotësohen nga bamirësia e miqve dhe fqinjëve. Nga të 6 fëmijët vetëm më i vogli, Indriti, shkon në shkollë, në klasë të tretë.

Por varfëria e skajshme në te ciliën ndodhet familja e tij e bën atë të jetë i privuar nga ushqimi i duhur, argëtimet dhe pjesëmarrja në aktivitetet jashtëshkollore të klasës së tij. E ëma e tij, Eva, thotë ” Djalit tim i mungojnë shumë gjëra. Por nuk kam mundësi, nuk kampara t`ia plotësoj. Veshjet, librat ia falin të tjerët, shokët, mësuesja. Ai i do të gjitha.. unë nuk kam”.

Përjashtim social- pëllumba dhe peshq në vend të lodrave

Këtë e di mirë edhe vetë Indriti, megjithëse është vetëm një fëmijë 9 vjeç. Ai nuk ka lodra dhe argëtohet me zogj dhe peshq të kuq, këta të fundit i mban jo në akuarium, por një vazo të madhe prej qelqi. "Më pëlqejnë gardelinat, pëllumbat, peshqit. Nuk kam lodra sepse mami nuk ka lekë. Doja të shkoja me shokët rek kopshti zoologjik.. por mami nuk kishte leke dhe nuk shkova.” thotë ai.

Dorina Seferi, Drejtore e përkrahjes sociale.Fotografi: DW

Përjashtimin social si të Indritit e vuajnë edhe shumë fëmijë në Shqipëri. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Punës, çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta flasin për një nivel prej 18 përqind të varfërisë. Cilësimi i një familjeje e varfër përcaktohet nga të ardhurat ditore për çdo anëtar të saj. Dorina Seferi, Drejtore e përkrahjes sociale në këtë ministri thotë: ”Familje të varfëra në Shqipëri konsiderohen ato që jetojnë me më pak se 2 dollarë të ardhura në ditë për person. Që nga viti 2008, 12.4 % e popullsisë së Shqipërisë rezulton me më pak se 2 dollarë në ditë, pra është nën nivelin e varfërisë. E përkthyer kjo përqindje në shifra del se rreth 360 mijë banore jetojnë nën nivelin e varfërisë.”

Zbutje e varfërisë, përmirësim i situatës për fëmijët

Reformimi i sistemit të përkrahjes sociale ndaj familjeve të varfëra synon që kjo situatë të përmirësohet dhe bashkë me të edhe ajo fëmijëve, që mbeten pjesa më e prekur nga varfëria. “Në vitin 2013 parashikohert që numri i personave nën nivelin e varfërisë të ulet nga 18% në 10% që do të thotë 330 mijë persona në nivel kombëtar,” thotë Dorina Seferi.

Ulja e niveli të varfërisë pritet të shoqërohet me reduktimin e numrit të fëmijëve që braktisin shkollën. Shifra zyrtare nga Ministria e Arsimit flasin se rreth 40 mijë fëmijë nuk shkojnë në shkollë pasi punojnë për t'u ardhur në ndihmë familjeve të tyre. Reformimi parashikon kushtëzimin e përkrahjes sociale. “Me dërgiminm e fëmijëve në shkollë, për të kryer arsimin e detyrueshëm 9 vjeçar. Nëse familjet që marrin këtë përkrahje nuk dërgojnë fëmijët në shkollë atëhere nuk do ta marrin më atë.”

Një shërbim tjetër, në ndihmë të fëmijëve është ai i kujdestarisë. Nëse një fëmijë përballet në familjen e tij me probleme të rënda ekonomike dhe sociale atëhere për atë gjendet një familje kujdestare, nismë kjo që ka filluar të zbatohet me sukses në Tiranë dhe në Durrës, në këtë vit europian të luftës kundër varfërisë dhe përjashtimit social.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama