1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Varianti i ri i virusit korona përhapet në të gjithë botën

28 Dhjetor 2020

Varianti i virusit korona i zbuluar në Britaninë e Madhe thuhet se është deri në 70 për qind më ngjitës. Gjithnjë e më shumë vende në të gjithë botën po raportojnë rastet e para të infektimeve me mutacionin e ri.

Bildergalerie USA Los Angeles | Coronavirus | Ärztin Zafia Anklesaria
Fotografi: Reuters/L. Nicholson

Në kryeqytetin spanjoll Madrid mutacioni u konstatua në katër vetë, tha zëvendësministri i shëndetësisë, Antonio Zapatero, në një konferencë shtypi. Të katër personat e infektuar kohët e fundit kishin ardhur nga Britania e Madhe.

Asnjë nga katër personat e infektuar nuk ka simptoma të rënda, tha Zapatero. "Ne e dimë që ky variant transmetohet më lehtë, por nuk çon në sëmundje më të rënda." Nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar. Në tri rastet e tjera të dyshuara, rezultatet e testit janë ende në pritje.

Suedia dhe Franca njoftojnë për rastet e para

Varianti i ri i virusit Corona është shfaqur edhe në Suedi. Sipas autoriteteve shëndetësore suedeze. Fjala është po ashtu për një person, që kishte ardhur nga Britania e Madhe dhe tani gjendet në karantinë. Raste të mëtejshme të variantit të ri të virusit ende nuk janë gjetur.

Fotografi: Stephen Lock/i Images/imago images

Edhe Franca njofton se një person doli për herë të parë pozitiv me variantin e ri të virusit Corona të zbuluar në Britaninë e Madhe. Fjala është për një banor nga qyteti Tours që ishte kthyer nga Britania e Madhe më 19 dhjetor dhe është në karantinë, njoftoi Ministria franceze e Shëndetësisë. Ai erdhi nga Londra dhe shfaqi simptoma, por është mirë.

Japonia dhe Filipinet kufizojnë hyrjen e të huajve

Japonia ndërmori menjëherë masa të drejtpërdrejta duke ndaluar që nga e hëna hyrjen e të huajve në vend. Sipas gazetës Nikkei ky rregull është në fuqi deri në fund të janarit. Shkas është zbulimi i variantit të ri të virusit tek persona që kanë ardhur nga Britania e Madhe.

Edhe Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, zgjati gjithashtu vendimin për ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe. Kjo vlen deri në mes të janarit në mënyrë që të parandalohet përhapja e variantit të ri të virusit.

Fotografi: Frank Augstein/AP Photo/picture-alliance

Ai gjithashtu dha urdhër që pasagjerët që vijnë nga Britania e Madhe, si dhe nga vendet ku është zbuluar varianti i ri më infektues COVID-19, përfshirë Hong-Kongun, Singaporin, Australinë dhe Japoninë, duhet të qëndrojnë në një karantinë 14-ditore. Presidenti Filipine Rodrigo Duterte zgjati ndalimin e fluturimit nga Britania e Madhe.

Qeveria britanike njoftoi për zbulimin e një mutacioni të ri të Coronës rreth një javë më parë. Ky mendohet se është deri në 70 për qind më ngjitës se varianti i mëparshëm. Ky lajm shkaktoi shqetësim në të gjithë botë dhe më shumë se 50 shtete vendosën ndalimin e hyrjes së udhëtarëve nga Britania e Madhe.