1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëUkrainë

Vazhdojnë luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës

19 Nëntor 2026

Paralelisht me takimet në Shenzhen të Kinës dhe në Berlin po vazhdojnë edhe luftimet në Ukrainë. Forcat ruse dhe ato ukrainase kanë goditur njëra-tjetrën.

Krime 2026 | Pamje satelitore të urës në Krime
Sulmet në KrimeFotografi: Airbus DS/AP Photo/picture alliance

Në Shenzhen të Kinës po mbahet takimi historik mes krerëve të Kinës Xi Jinping, SHBA-së Donald Trump dhe RusisëVladimir Putin, ku një prej temave kryesore është gjendja në Ukrainë. Njëkohësisht në Berlin janë mbedhur krerët e mbi 20 vendeve që mbështesin Ukrainën, ndër të cillat janë edhe Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe shumë vende të tjera. Në Berlin është edhe presidenti i Ukrainës Zelensky dhe krerët e BE-së, si dhe ndërmjetësit amerikanë në dialogun mes Moskës dhe Kievit.

Ura në KrimeFotografi: AFP

Luftimet vazhdojnë

Njëkohësisht me përpjekjet diplomatike po vazhdojnë edhe sulmet mes Rusisë dhe Ukrainës. Forcat ruse gjatë natës së kaluar, kanë kryer një sërë sulmesh ndaj Ukrainës, duke goditur objekte energjetike dhe infrastrukturë hekurudhore, njoftoi presidenti ukrainas Zelensky.

Sipas tij, sulmet ndaj infrastrukturës energjetike prekën rajonin e Zaporizhjëssi dhe zonat Sumy, Odessa, Zhytomyr dhe Kirovohrad. Ndërkohë, u dëmtua edhe infrastruktura hekurudhore në rajonet Dnipropetrovsk, Kharkiv dhe Zaporizhja. Nga sulmet janë raportuar 16 persona të plagosur.

Në qytetin ukrainas Çornomorsk, në rajonin e Odesës, gjashtë persona u plagosën si pasojë e një sulmi rus dhe u dëmtua infrastruktura energjetike, bëri të ditur guvernatori Oleh Kiper. Sipas tij, u godit një objekt i kompanisë "DTEK Odesa Electric Networks”, duke lënë përkohësisht pa energji elektrike rreth 41 mijë konsumatorë.

Sulmet në ZaporizhiaFotografi: Sergiy Chalyi/REUTERS

Sulmet ukrainase

Nga ana tjetër, Ukraina thuhet se ka ndërmarrë një sulm ndaj një impianti petrokimik në territorin rus. Sipas autoriteteve ruse, forcat ukrainase kanë sulmuar sërish edhe Urën në Krime. Guvernatori i emëruar nga Moska për rajonin, Sergej Aksjonow, njoftoi në rrjetet sociale se trafiku mbi urë është ndërprerë përkohësisht, ndërsa pritet të rifillojë gjatë pasdites. Ai bëri të ditur se dëmet e shkaktuara po vlerësohen aktualisht. Sipas Ministrisë ruse të Transportit, këtë herë është prekur qarkullimi hekurudhor.

Ky është sulmi i tretë ndaj urës brenda kësaj jave. Ukraina e kishte vënë në shënjestër edhe gjatë natës së së hënës si dhe të martën. Sulmi më i fundit ndodhi pak para fillimit të takimit trepalësh në Shenzhen.

BC/agjencitë e lajmeve

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW