Vazhdojnë luftimet në Afganistan
19 Qershor 2007Reklamë
Kabul: Gjatë luftimeve në jug të Afganistanit janë vrarë katër ditët e fundit 10 qytetarë civilë. Shifrën e bëri të ditur ministria e brendshme afgane, pas njoftimit të përfaqësuesve të provincës se dhjetra civilë janë vrarë, në mesin të të cilëve gra dhe fëmijë. Gjatë luftimeve të zhvilluara nga trupat e NATO-s janë vrarë rreth 60 talebanë të dyshuar dhe katër policë, bëjnë të ditur autoritetet vendore. Qeveria amerikane ka shprehur keqardhjen për shtatë fëmijët e vrarë dje nga një sulm ajror i koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara mbi një shtëpi që dyshohej të ishte strehë e Al-Kaidës. "Eshtë tragjedi kur vriten njerëz të pafajshëm", tha një zedhënës i Shtëpisë së Bardhë.