1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdon dhuna në Irak

26 Qershor 2007

Bagdad: Nga tre antentate vetevrasës janë vrarë në Irak deri në 50 vete dhe janë plagosur më shumë se 150. Sulmi më i pergjakshëm ndodhi para policise në Beixhi rreth 200 km në veri të Bagdadit, ku një makinë karburanti shpërtheu para nderteses së policisë. Shumë vete, nder ta perfaqesues fisesh dhe politikanë ranë pre e një atentati në një hotel në Bagdad. Aty ishin mbeldhur kryesisht shefa të klanit sunit nga provinca Anbar, të cilet donin të bashkëpunonin me forcat amerikane kunder al Kaides. Kryetari i qeverisë Nuri al Maliki dhe presidenti amerikan Xhorxh Bush e dënuan atin e dhunes. Ky është një shkak më teper për të mbeshtetur forcat demokratike dhe pajtimin, u shpreh Bush në Uashington.