Vendet e G8-ës: 44 miliardë € ndihma për Afrikën
8 Qershor 2007Reklamë
Heiligendam: Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve më të industrializuara të botës ranë sot dakord për një program ndihmash për Afrikën i cili kap shumën e miliardave. Rreth 44 miliardë euro do të vihen në dispozicion për luftimin e sëmundjeve të Sidës, Malaries dhe tuberkulozit. Lidhur me këtë, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi 'ne shtetet e G8-ës jemi të obliguara që atë çfarë e kemi premtuar edhe ta përmbushim. Këtë dhe do ta bëjmë', tha Merkel.