Vendet e mëdha fitojnë më shumë influencë në FMN
22 Shtator 2006Çdo vit ndodh e njëjta gjë.Të gjitha vendimet janë marrë kur hapet në mbledhja vjetore e FMN-së dhe Bankës Botërore. Interesante janë ditët përpara konferencës. Kështu ndodhi edhe kësaj radhe në Singapur. Prej muajsh nëpër forumet e FMN-së është negocjuar për influencë më të madhe të vendeve të mëdha në stadin e zhvillimit. Të martën më 19 shtator rezultati u shpall prej shefit të FMN-së (Fondi Monetar Ndërkombëtar), Rodrigo de Rato.
Zgjerimi i të drejtave të votës dhe mundësitë për kredi për Kinën, Turqinë, Korenë e Jugut dhe Meksiën është reforma më e madhe në historinë gjashtëdhjetëvjeçare të FMN-së. Vendet e mëdha të industrializuara si përshembull ShBA dhe Gjermania i kanë shkurtuar kuotat e tyre në favor të këtyre katër vendeve deri më sot të përfaqësuara jo sa duhet.
Drejtori i FMN-së Rodrigo de Rato deklaroi në hapjen e konferencës vjetore në Singapur shumicën prej 90,6 përqind pro reformës. Kundër kanë votuar vende të tjera të mëdha në stadin e zhvillimit si India, Brazili dhe Argjentina, që tani shpresojnë, se në etapën e dytë të reformës do të fitojnë gjithashtu më shumë influencë ndaj institucioneve më të rëndësishme të sistemit ndërkombëtar financiar.
Kuota e Kinës, Turqisë, Koresë së Jugut dhe Meksikës është rritur gjithsej me 1,8 përqind. Si rjedhojë kuota e Kinës arrin në 3,7 përqind, e Turqisë nga 0,45 përqind në 0,55 përqind. Matur me kuotën faktike të këtyre vendeve në ekonominë botërore si p.sh në rastin e Kinës do të kish qenë e përshtatshme rritja me 5 përqind. Kjo do të thotë: perfaqësimi jo i përshtatshëm i këtyre vendeve në FMN është korrigjuar me një të tretën. Gjatë dy viteve të ardhëshme duhet që të bihet dakord për një formulë të re për përllogaritjen e kuotave, prej kësaj do të përfitojnë edhe vende të tjera në zhvillim dhe në stadin e zhvillimit.
Gjermania ashtu si edhe shtetet e tjera të mëdha të indsutrializuara është angazhuar në mënyrë aktive për ndryshimin e kuotave dhe në këtë mënyrë ka pranuar uljen e kuotës së saj si dhe të së drejtës së votës. Ministri gjerman i financave Shteinbryk: "Kjo do të thotë, që Gjermania u ka dhënë dorën këtyre vendeve për këtë zgjidhje. Për ta shprehur më saktë, ne nga kuota prej 6,087 përqind kemi zbritur 0,107 përqind. Kjo do të thotë, që ne kemi tani një kuotë më të ulët në vlerën 5,980 përqind. Por ky zhvillim nuk do të thotë humbje e rëndësisë për Republikën Federale të Gjermanisë apo heqje dorë nga ndonjë interes kombëtar."
Për ministrin Shteinbryk është e rëndësishme, që Gjermania si ekonomia e tretë në botë mbetet e përfaqësuar me një drejtor të sajin ekzekutiv në kryesinë e FMN-së.
Krahas rritjes së kuotave zhvillimet e mëtejshme në koniukturën e ekonomisë botërore dhe faktikisht dështimi i raundit të Dohasë në Organizatën Botërore të Tregtisë ishin në qendër të mbledhjes vjetore në Singapur. Drejtori i FMN-së, Rodrigo de Rato deklaroi: "Cikli mbarëbotëror i konjukturës mund të ketë arritur pikën kulmore. Shpresa më e madhe për ta zgjatur këtë cikël ka të bëjë me zgjerimin e tregtisë botërore. Nëse nuk arrihet kjo perspektiva nuk është e mirë. Unë shoh tri reziqe për zhvillimin e ekonomisë botërore: 1. çmimet më të larta të naftës mund të rrisin inflacionin, 2. disekuljlibri i vazhdueshëm i bilancit të rendimenteve mund të çojnë në krizë dhe 3. proteksionizmi është më i madh se sa arësyeja. Nëse proteksionizmi fiton kundrejt arësyes, atëherë do të ashpërsohen të gjitha problemet."
Presidenti i Bankës Botërore Paul Volfoviv, theksoi shansin e vendeve në zhvillim që t´i shmangen varfërisë përmes qeverisjes së mirë, luftës kundër korrupsionit dhe frymës së re të sipërmarrjeve. Por kjo nuk do t´u ndihmojë shumë atyre, nëse njëkohësisht nuk arrihet një integrim më i fuqishëm në ekonominë botërore. Ndaj është e rëndësishme që të rifillojë raundi i ndërprerë i Dohasë në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Volfovic u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve që përmes lëshimeve të kontribuojnë për rifillimin e bisedimeve në Organizatën Botërore të Tregtisë: "ShBA duhet që të shkurtojnë subvencionet agrare që pengojnë tregtinë. BE-ja duhet të pakësojë kufizimet tregtare. Vendet në zhvillim si Kina, India dhe Brazili duhet që të ulin doganat ndaj importeve të produkteve industriale. Vendet në zhvillim duhet të të heqin kufizimet tregtare për të lehtësuar aksesin në treg për ekposrtet nga vendet më të varfëra. Raundi i Dohasë duhet të mbyllet me suksses dhe ne duhet të kujdesemi, që vendet më të varfëra të kenë avantazhet më të mëdha."