1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vendim për të ardhmen politike të Berluskonit

(dpa, afp)/Angjelina Verbica30 Korrik 2013

Në Itali pritet me interes një vendim i Gjykatës Supreme të Apelit kundër ish-kryeministrit Berluskoni. Ai akuzohet për evazion fiskal. Vendimi i gjykatës mund të ketë pasoja për të gjithë Italinë.

taly's former Prime Minister Silvio Berlusconi gestures as he appears as a guest on the RAI television show Porta a Porta (Door to Door) in Rome in this February 20, 2013 file photo. A Milan appeals court confirmed the sentencing of Berlusconi to 4 years in jail on May 8, 2013 for tax fraud in connection with the purchase of broadcasting rights by his television network Mediaset. REUTERS/Remo Casilli/Files (ITALY - Tags: POLITICS CRIME LAW)
Silvio BerlusconiFotografi: Reuters

Silvio Berluskoni, tashmë i akuzuar dhjetëra herë, këtë të martë mund të dënohet për herë të parë në procesin e quajtur Mediaset. Në dy instancat e mëparshme 76-vjeçari u dënua me katër vjet burg dhe me ndalim të funksioneve publike për pesë vjet. Meqë Berluskoni e ka kundërshtuar çdo vendim të deritanishëm gjyqësor, duke e çuar çështjen në gjykatën e apelit, vendimi është pezulluar. Tani Gjykata e Kasacionit në Romë e ka radhën, për ta zgjidhur çështjen në instancë të fundit. Nëse gjykata supreme italiane e apelit e konfirmon verdiktin e fajësisë, Berlusconi tri herë kryeministër, do të dënohej për herë të parë me një vendim, që hyn në fuqi. Gjyqtarët e gjykatave më të ulëta në Milano e konsideruan të vërtetuar se Berluskoni ka kryer evazion fiskal me transaksionet e koncernit të tij mediatik, Mediaset.

Vendimi mund të ketë pasoja për qeverinë italiane

Por vendimi i gjykatës nuk ka të bëjë vetëm me të ardhmen politike personale të Berluskonit. Nëse Berlusconi duhet të dorëzojë mandatin e tij në senatin e Romës, kjo mund të ketë pasoja edhe për qeverinë italiane. Partia e Berluskonit, Populli i Lirisë, (PdL), është partneri kryesor në koalicionin e kryeministrit socialdemokrat, Enrico Letta. Spekullohet se PdL mund të largohet nga koalicioni tashmë i dobët i qendrës së majtë, në rast të një vendimi për fajësinë e Berlusconit nga gjykata më e lartë e apelit.

Fotografi: picture-alliance/ROPI

Një rrjedhojë mund të jenë zgjedhjet e reja, një manovër e rrezikshme kjo për këtë vend të dobët të eurozonës, i cili ndodhet që prej më shumë se dy vjetësh në recesionin më të thellë që nga viti 1945 dhe që vuan nga një papunësi e lartë.

Nëse multimiliarderi Berluskoni vërtetë do të dergjet në një qeli burgu, është shumë e pabesueshme. Për shkak të moshës së tij 76 vjeçare dënimi me burg, siç është e zakonshme në raste të tilla në Itali, do të kthehet në arrest shtëpie. Më i dhimbshëm për ish-kryeministrin mund të jetë fakti, se për të do të jetë e vështirë, që të mbrohet nga dënimet në proceset e tjera, pa mandat publik. Kundër Berluskonit po zhvillohen edhe disa procese të tjera, si për korruptimin e kundërshtarëve politikë dhe në të ashtuquajturin "procesi Ruby", për nxitjen e të miturve për prostitucion.

Miliona për seks

Moguli i medieve e ka ditur shumë mirë se "Ruby" në atë kohë ka qenë e mitur, e pati akuzuar Berlusconin kryeprokurorja Ilda Bocassini në maj në gjyqin në Milano. Për mbrëmjet në Arcore gruaja e re është paguar direkt prej tij. Më shumë se katër milionë e gjysmë euro i ka paguar Berlusconi "Ruby-t", deklaroi Bocassini. Kjo rezulton nga telefonatat e kontrolluara, shënimet e sekuestruara dhe të dhënat bankare të siguruara. Prokuroria e kishte akuzuar veç kësaj ish-kryeministrin për abuzim me postin, pasi në pranverë 2010 ai kishte provuar të çlirojë nga problemet me drejtësinë "Ruby-n" me një telefonatë në Milano.