1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vendimi i GJK për zgjedhjen e presidentit në Kosovë & Fjalimi i Obamës për ndërhyrjen ushtarake në Libi & Bashar al-Assad dhe gjendja në Siri

3 Prill 2011

1. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë e kthen në pikën zero zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Behxhet Pacolli, e ka pranuar në tërësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatsoi se zgjedhja e tij president i Kosovës më datën 22 shkurt ishte jokushtetuese. Zoti Pacolli ka pezulluar aktivitetet presidenciale, ndërsa, konfirmon rikandidimin e tij për postin e presidentit të Kosovës. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Bekim Shehu. 

2. Në Kosovë qëndroi të mërkurën dhe të enjten qëndroi për një vizitë ministri gjerman i mbrojtjes, Thomas de Maizière. Gjatë një vizite që u bëri trupave gjermane të KFOR-it, Thomas de Maizière, tha se  tërheqja e trupave të NATO-os nga Kosova  do të bëhet gradualisht konform vlerësimeve të situatës së sigurisë. Bekim Shehu.

3. Nëntë ditë pas fillimit të ofensivës së aleatëve kundër Libisë Presidenti i SHBA-së u përpoq t'ua shpjegojë operacionin qytetarëve të tij. Në një fjalim televiziv (të hënën në mbrëmje, 28.3.) Obama theksoi, se rreziku i masakrës së pushtetmbajtësit Gadafi kundër popullit të tij nuk i ka lënë tjetër rrugëdalje, veçse të ndërhyjë. Në të njëjtën kohë presidenti amerikan i ndodhur nën presion të brendshëm politik theksoi se ky mision nuk do të bëhet një Irak i dytë. Rüdiger Paulert informon nga Uashingtoni.

4. Në një fjalim të pritur me tension, presidenti sirian Bashar Al-Assad i cilësoi të mërkurën (30.3.) protestat kundër rregjimit të tij "një komplot". Ai nuk bëri asnjë lëshim politik. Rainer Sollich komenton.