Verderi i Bremenit kualifikohet
25 Gusht 2010Reklamë
Megjithë humbjen në një ndeshje dramatike me rezultat 2:3 kundër Sampdorias në Gjenova, Verderi i Bremenit siguroi kualifikimin në grupet e Ligës së Kampionëve. Verderi u kualifikua për gara të mëtejshme dhe do të jetë ekipi i tretë gjerman në garën elitare të futbollit evropian, pas Bajernit të Mynihut dhe Shalkes.
Për garat e mëtejshme u kualifikuan edhe Bazeli nga Zvicra, Hapoeli nga Tel Avivi, Braga si dhe Partizani i Beogradit. Sot zhvillohen edhe ndeshjet e tjera kthyese të kualifikimeve:
Kopenhagen - Rozenborg
Zhilina - Sparta Prag
Totenhem - Jang Bojs
Okser - Zenit
Ajaks - Dinamo Kiev
Autor: dpa, TV/Bahri Cani
Redaktoi: Auron Dodi